BallinaAktualitetGjenerali serb që kërcënoi Kosovën, i lindur në Mitrovicë

Gjenerali serb që kërcënoi Kosovën, i lindur në Mitrovicë

spot_img
spot_img

jenerali serb, Milan Mojsilovic, që dje deklaroi se ushtria e Rusisë e mbështet atë të Serbisë në çështjen ndaj Kosovës, vjen nga Mitrovica e madje edhe ka marrë pjesë në luftën mes dy shteteve

Shefi i Shtabit të Ushtrisë Serbe ka lindur në Mitrovicë, më 3 gusht 1967. Ndërsa, në krye të ushtrisë së vendit serb, erdhi shtatorin e vitit që iku.

Mojsilovic ka marrë pjesë edhe në luftën e Serbisë me Kosovën. Ai me fillim të luftës është transferuar te Brigada 243 e Ushtrisë Jugosllave në Ferizaj

Përveç në Kosovë, ai luftoi edhe kundër Bosnjë e Hercegovinës dhe Kroacisë.

Dje, gjenerali serb u bë kryelajm në mediat e Kosovës, pikërisht për një deklaratë të tij kërcënuese ndaj vendit, ku tregon se ushtria që e udhëheqë, qëndron e gatshme e madje e ka edhe përkrahjen e Rusisë, shkruan Gazeta Metro.

“Kemi përkrahjen nga zyrtarët e lartë ushtarakë rusë se si të veprojmë lidhur me çështjen e Kosovës. Natyrisht se jemi të interesuar për sigurinë e serbëve jo vetëm në veri të Kosovës, por në gjithë vendin”, tha Mojsilovic  gjatë vizitës zyrtare në Moskë.

Kujtojmë se pas kësaj deklarate, ka pasur reagime  të shumëta nga zyrtarë të vendit, të cilët kanë thënë se me këto veprime Serbia po tenton t’i kundërvihet NATO’s

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular