Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në minutat e fundit në Tiranë. Një pikë e këmbimit valutor ka rënë pre e grabitjes. Ngjarja ka ndodhur pranë një qendre tregtare në Tiranë.
Një person i armatosur me pistoletë është afruar pranë pikës së këmbimit dhe ka kërcënuar punonjësit.
Ai ka mundur të marrë një sasi të konsiderueshme parash dhe më pas është larguar.
Ndërkohë në vendngjarje ka shkuar policia e cila po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.