BallinaAktualitetVrasja e pronarit të lokalit në plazh, ja pistat e reja ku...

Vrasja e pronarit të lokalit në plazh, ja pistat e reja ku po heton policia mbi autorin

spot_img
spot_img

48 orë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Vlorë, ku një person qëlloi duke lënë të vrarë pronarin e një lokali në zonën e plazhit dhe të plagosur djalin dhe nipin e tij, policia është ende në kërkim të autorit të ngjarjes Eduard Xhezo dhe dy bashkëpunëtorëve të tij Ariel Kingji dhe vëllezërit Shpati dhe Geno Lena. Deri më tani grupi hetimor ka marrë në pyetje familjarët e autorëve të ngjarjes, por ata kanë mohuar të kenë dijeni për atë që ndodhi në zonën e Plazhit të Vjetër, si edhe për vendndodhjen e familjarëve të tyre të dyshuar si autorë të ngjarjes.

Deri tani mësohet se pista kryesor ka qenë një konflikt i çastit që pronari i lokalit Arben Beqiraj dhe djali i tij Ergesti, patën ditën e dielë me një prej autorëve që hyri me kalë në plazh.

Por Policia po heton edhe pistën e trafiqeve të paligjshme.

Kjo pasi i dyshuari kryesor për ngjarjen Eduart Xhezo, është proceduar për trafikimin e një ngarkese prej 1.3 ton kanabis drejt Italisë.

Ndërsa djali i viktimës Ergest Beqiraj, edhe ky i mbetur i plagosur gjatë ngjarjes, ka qenë i përfshirë në një plagosje me thikë në vitin 2018-ën kur ishte hetuar edhe si autor i vendosjes së eksplozivit në lokalin e Brikelo Brahimajt, edhe pse policia e përjashton këtë episod si shkak për vrasjen në plazh.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular