BallinaAktualitetLigji i ri/ Edi Rama i kthehet sërish fjalës burg: Çfarë i...

Ligji i ri/ Edi Rama i kthehet sërish fjalës burg: Çfarë i pret abuzuesit

spot_img
spot_img

Kryeministri Edi Rama  vijon të paralajmërojë të gjithë zaptuesit e vijës bregdetare se pas miratimit të ligjit të ri do të ndëshkohen me burg. Me një shënim në “Facebook”, të publikuar disa orë më parë, shefi i qeverisë  thotë se me ligjin aktual zaptuesit dhe shkelësit nuk pësojë asgjë, por me hyrjen e të riut në fuqi, gjërat nuk do të jenë si më parë, por do të ndryshojnë rrënjësisht.

“Mijëra metra katrorë rërë në Kune të Lezhës, u çliruan sot nga zaptuesit👊 Me legjislacionin aktual zaptuesit e plazheve nuk pësojnë asgjë, ndërsa me ligjin e ri pēr vijën bregdetare, duhet të ndëshkohen me heqje lirie👎”-shkruan Rama.

Dy ditë më parë, Kryeministri Edi Rama tha se në vjeshtë do të dërgojë një ligj në kuvend, përmes të cilit do të kërkojë heqjen e kompetencave të administrimit të pushtetit vendor në lidhje me vijën bregdetare. Sipas tij, kjo nismë ka për qëllim zhdukjen e abuzimeve dhe administrimin më të mirë të hapësirave bregdetare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular