BallinaKryesoreZëri i Amerikës: Në Kosovë, shqetësime për armatosjen e Serbisë nga Rusia

Zëri i Amerikës: Në Kosovë, shqetësime për armatosjen e Serbisë nga Rusia

spot_img
spot_img

Në Kosovë autoritetet tërhoqën vërejtjen se pajisja e Serbisë me armatime ruse paraqet mesazhe kërcënuese të shtetit serb ndaj Kosovës, ndërsa i kërkuan Beogradit që t’u jap fund siç thuhet, deklarimeve kërcënuese.

Reagimet pasuan edhe një vizitë shefit të Shtabit të ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviç, në Moskë ku ai citohet të ketë thënë se me kolegët rus kishin analizuar posaçërisht situatën në Kosovë dhe se Serbia ka mbështetjen e udhëheqjes ushtarake ruse për mënyrën se si po punon ajo për çështjen e Kosovës.

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, shkroi në rrjetet sociale se “komandanti i ri i ushtrisë së vjetër famëkeqe të Serbisë, Milan Mojsiloviq, paska deklaruar se kanë përkrahjen e ushtrisë ruse për sfidat në Kosovë. Ia kujtojmë atij se edhe Slobodan Millosheviç mendonte njësoj, por i doli keq. Ata duhet t’i ndalin këto provokime”, shkroi ai.

Zyrtarët të ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës thonë se kohëve të fundit janë thelluar provokimet dhe mesazhet kërcënuese të shtetit serb ndaj Kosovës.

Zëvendësministri i Mbrojtjes në dorëheqje, Burim Ramadani, tha për Zërin e Amerikës se këto mesazhe janë kërcënuese edhe për Ballkanin në tërësi.

“Normalisht se janë mesazhe kërcënuese që jo vetëm shtetet në Ballkan por edhe partnerët ndërkombëtar NATO duhet t’i marrin seriozisht dhe në të njëjtën kohë t’i shohin se fatkeqësisht mentaliteti, logjika dhe mënyra e të menduarit në Serbi nuk ka ndryshu, përkundrazi vetëm është vendosur në një orientim më të mbrapshtë ka Rusia”, tha zoti Ramadani.

Serbia një aleate tradicionale e Rusisë synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, por ecën në vijën e ngushtë ndërmjet Rusisë dhe perëndimit. Rusia kundërshton fuqishëm anëtarësimin e mundshëm të Serbisë në NATO ndërsa viteve të fundit ka furnizuar me armatime Serbinë, gjë që ka shtuar edhe shqetësimet e vendeve të rajonit por edhe reagimet ndërkombëtare.

Zëvendës presidenti i Këshillit të Atlantikut, Damon Wilson tha për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe se një vend që synon anëtarësimin në Bashkim Evropian nuk duhet të marrë armë nga Moska.

“Rruga e Serbisë për në Bashkimin Evropian është përmes normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, e jo përmes armëve ruse, jo përmes armëve nga Moska. Për sa kohë që Kosova është një cështje e hapur, ne do të shohim përpjekjet ruse, do të shohim lojëra serbe, të gjitha ato vendime koundërthënëse “, tha zoti Wilson duke nënvizuar se vendimet e tanishme mund të jenë të dëmshme për qëllimet e Serbisë.

Zoti Ramadani thotë se armatosja e Serbisë nga Rusia dërgon sinjal të keq për vendet e rajonit dhe kjo po bën ndarjen e këtyre vendeve.

“Duke e ditur që të gjitha shtetet përreth Serbisë ose janë në NATO ose kanë prezencë jashtëzakonisht të madhe të NATO-s sikurse është rasti i Kosovës dhe në të njejtën kohë Serbia po tenton të izolojë veten pra ta bëj ndryshe nga të gjithë të tjerët duke qenë e ndërveprueshme vetëm me Rusinë. Këto janë mesazhe kërcënuese afatgjate pra nuk janë mesazhe kërcënuese për momentin dhe në të njejtën kohë vendos nivelin e bashkëpunimit rajonal në pikëpyetje sa i përket Rusisë”,tha zoti Ramadani.

Javën e kaluar, Serbia morri tanke dhe mjete të blinduara si dhuratë nga Rusia, e cila e ka ndihmuar Serbinë të modernizojë forcat e saj të armatosura.

Serbia ka marrë tashmë 6 aeroplanë luftarakë MiG-29 nga Rusia dhe ndonëse pretendon të jetë ushtarakisht neutrale, po negocion blerje të tjera armësh nga Moska, përfshirë heikopterë luftarakë dhe transportues të blinduar dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular