Tifozët italianë janë të trishtuar, pas vrasjes së liderit të tifozë të Lacios Fabrizio Piscitelli, i njohur me nofkën ‘Diabolik’. Krimi ka ndodhur në orët e paradites në lagjen Uscolana, në Parco degli Acquedotti në Romë.
‘Diabolik’ është ekzekutuar me një plumb në kokë.
Mediat italiane shkruajnë mbrëmjen e sotme se për këtë krim dyshohet mafia shqiptare. Lideri i tifozëve të Lacios njihej gjithashtu edhe si shitës droge.
Pikërisht kjo është edhe pista në të cilën po heton policia italiane, ku është parë edhe implikimi i shqiptarëve.
Një dëshmitar ka thënë për policinë se autori i është afruar ‘Diabolik’ dhe e ka qëlluar me plumb në kokë.
Ai ka qenë i veshur si vrapues dhe është zhdukur mes njerëzve që ndodheshin në park, duke humbur gjurmët.
Është përjashtuar një hakmarrje në botën e futbollit.
‘Diabolik’ vetëm 1 muaj më parë kishte festuar martesën e vajzës së tij.