Nga Av Naim Hasani
Ishte kenaqesi të takoja sot në seline e Partise Demokratike në Tiranë në nje takim pune shume miqesorë, liderin e opozites shqiptare, Kryeministrin de fakto të Republikes se Shqipërisë z. Lulzim Basha.
Në kete takim diskutuam për situaten deshperuese në të cilen ndodhet Shqiperia sot, kontributin e pazevendesueshem të diaspores si dhe të gjithë shqiptarëve të ndershëm për çrrenjosen perfumdimtare te sistemit fatkeq qe ka instaluar sekti famkeq dhe shkaterrimtar i Rilindjes Ramhoxhiste.
Partia Demokratike e Shqipërisë po pergatitet më të gjitha mjetet paqesore dhe demokratike, në bashkepunim me faktoret determines brenda dhe jashte vendit, te ndermarre betejen finale, për largimin e qeverise me antishqiptare dhe antipluralizem politik qe ka njohur Shqiperia deri sot.
Rilindja e 15% të shqiptarëve, sherbetore të aparatit të detyruar për të votuar në diten më të shemtuar të historise demokratike, 30 Qershorit 2019, nuk gezon tashme asnje mbeshtetje popullore, pervec ate të diktatit të çunave të kasetave te krimit elektoral.
Bindja e qytetarëve në alternativen e vetme dhe teresisht të besueshme e shpresdhenese qe Partia Demokratike ofron me plan konkret për të qeverisur dhe për të bere ndryshimin radikal qe kerkon Shqiperia sot, në momentet e saj më të deshperueshme dhe grabitjes totale të pasurive kombetare, eshte detyre imediate dhe shpetimtare për egzistencen e Shqipërisë Demokratike dhe ndaljen e eksodit masiv të intelektualeve e rinise drejt perendimit.
Largimi i Rilindjes famkeqe eshte emergence kombetare dhe vetem keshtu do të kthehet besimi dhe perspectiva qytetare dhe Europiane e Shqipërisë.
Europa dhe diplomacia nderkombetare tashme e kane të qarte se Shqiperia nuk mund të perfaqesohet nga kriminele dhe hajdute qe burimin e pushtetit tashme absolut e kane tek blerja e votes se lire, vullnetit te shqiptarëve të varfer, me parate e krimit dhe trafiqeve të ndryshme nderkombetare.
Nje parlament teresisht i inkriminuar dhe qe buron nga shitblerja e votes, kurre nuk mund të jete funksional dhe demokratik, perveçse nje teater kukullash Rilindase qe vulosin vjedhjen dhe mashtrimin e shqiptarëve kudo qe ndodhen.
E vetmja alternative e pranueshme nga 85% e shqiptarëve qe refuzuan me perbuzje Rilindjen, eshte largimi e kryeministrit de juro të Shqipërisë dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme pluraliste, lokale dhe parlamentare.
Ky regjim në ikje qe po ben të pamunduren të marre me vete sa më shume pasuri të grabitura të Shqiptarëve, por tashme të gjitha keto afera të tmerrshme ne kurrizin e vendit më të varfer në Europe, do të jene subjekt i hetimit, gjurmimit dhe konfiskimit kombetar dhe nderkombetarë të ketyre pasurive nga qeveria e ardhshme e Partise Demokratike të drejtuar nga Kryeministri Basha.
Faktori nderkombetare tashme eshte i ndergjegjesuar se nuk ka stabilitet pa demokraci dhe se nuk ka hapje të negociatave për anetaresim në BE më nje shtet monist, njepartiak me tendence të qarte të rreshqitjes në diktature.
Bashkimi i shqiptarëve në Shqiperi e diaspore për nje Shqiperi Demokratike dhe zgjedhja e perfaqesuesve të vullnetit te tyre me voten e lire te qytetareve të lire eshte shpetimi ndaj Rilindjes dhe krimi dhe shuarja e shpreses, qe ka pushtuar sot Shqiperine.
Të bashkohemi të gjithë kudo qe jemi, për nje Shqiperi demokratike, qytetare dhe Europiane në bashkepunim dhe bashkerendim të plote me miqte tane ne Britani dhe kudo në Europen e bashkuar .
Zoti i bekofte Shqiperine dhe Shqiptarët kudo qe ndodhen.
# Shqiperia ngrihet