Politika e Maqedonisë së Veriut vijon të tronditet nga përgjimet e fundit, të publikuara nga mediat italiane, që dëshmojnë një korrupsion gjigant te krerët e lartë të shtetit fqinj.
Prestigjiozja italiane “La Verita” është hapur sot me titullin “Rasti dridh qeverinë në Shkup”, duke publikuar një material të ri në lidhje me rastin “Reket”.
Në videot e reja të publikuara nga italianët, dëgjohet biseda mes Boki 13 dhe Orce Kamçev, në të cilën Bojan kërkon shpjegim pse paratë janë prej 50 mijë eurove dhe jo më shumë, duke shprehur dyshimin se bëhet fjalë për ndonjë mashtrim.
Aty Kamçev përgjigjet se në bankë nuk ka mundur të gjejë kartëmonedha më të mëdha.
Boki gjatë bisedës me Kamçev kërkon edhe një takim, ndërsa gjatë asaj bisede dëgjohet edhe një zë gruaje, e cila i thotë Kamçevit “mos u brengos, çdo gjë do të jetë në rregull!”.