Vëllai i 20-vjeçares, Sabrina Lekaj që u vra nga babai i saj në makinë, ka bërë një dedikim prekës për motrën e tij, në ceremoninë mortore.
Ai ka treguar fjalët e fundit të saj, para se të largohej nga shtëpia dhe të ndodhte tragjedia.
“Gjëja e fundit që ajo tha ishte: ‘Unë ju dua dhe do t’ju shoh më vonë.’ Ajo ishte shumë e zgjuar dhe gjithmonë ndikoi që unë të ecja përpara. Ajo më ndihmonte në studimet e mia, të bëhesha i suksesshëm në jetë sepse kjo është ajo që do të dëshironte më shumë. Motra ime ishte shumë e dashur dhe e kujdesshme. Ne shkonim gjithandej kudo së bashku. Ne shkonim në dyqane, në park””, – tha 11-vjeçari Pirro Lekaj.
Së bashku me nënën Romina Lekaj, në ceremoninë e mortore, Pirro kujtoi “vitet e mrekullueshme” që kaluan me motrën e madhe.
Sabrina u gjet e vdekur në 22 korrik në sediljen e përparme të makinës tip “Mercedes-Benz” në pronësi të familjes, vetëm disa metra larg shtëpisë, në Kidman Park, në Adelaide.
Babai i saj, 49-vjeçari Petrit Lekaj , u gjet gjithashtu pranë saj me një plagë me thikë, ndërsa aktualisht ndodhet në paraburgim në pritje të dënimit.
Babai i saj, 49-vjeçari Petrit Lekaj , u gjet gjithashtu pranë saj me një plagë me thikë, ndërsa aktualisht ndodhet në paraburgim në pritje të dënimit.