Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.
Dashi-Horoskopi i kësaj dite parashikon mundësi për të ndjerë emocione të ndryshme. Fillimi i gushtit ka qenë mjaft pozitiv, por tashmë do të ndiheni të lirë për të mbyllur një raport, që e ndjeni që nuk funksionon. Mund të mbështeteni pa pasur as frikën më të vogël drejt horizonteve të reja.
Demi-Bëni mirë që ti shmangni konfliktet gjatë kësaj fundjave. Do të ndjeni një debulesë fizike në raport me ditët e kaluara dhe kjo gjë nuk do ju lërë që të ndiheni mirë.
Binjakët-Të lindurit e kësaj shenje do të përjetojnë disa tensione dhe acarime. Në punë do të ketë më shumë komplikime nga sa mund të mendoni. Me pak fjalë është një fazë e mbushur me dyshime të shumta.
Gaforrja-Kjo ditë do të jetë e mbushur me tensione të shumtë. Në punë, kush ka përgjegjësi të mëdha, do e ketë të vështirë që të qetësohet për shkak të ngarkesës. Në pjesën e dytë të gushtit do të përjetoni gjëra interesante.
Luani-Kjo e shtunë do të jetë tejet pozitive. Ju pret një ditë e rëndësishme, gjatë së cilës do të jeni bujarë, por bëni mirë që të mos gjykoni të tjerët. Nëse riktheheni në lojë, do të gjendeni shumë në siklet.
Virgjëresha-Mos lejoni që të tjerët të përfitojnë nga gatishmëria dhe vullneti juaj i mirë. Ju pret një ditë mjaft e ngarkuar me stres, ndaj bëni mirë që të tregoheni të kujdesshëm.
Peshorja-Nëse keni diçka për ti thënë dikujt, bëni mirë që t’ia thoni gjatë kësaj dite. Do të ketë një ngarkesë të madhe stresi gjatë kësaj fundjave. Ndoshta korriku ka përcjellë shumë probleme në dashuri, të cilat kërkojnë më shumë zgjidhje.
Akrepi-Kjo e shtunë do të shënojë rikuperim të ndjeshëm, megjithatë bëni mirë që të kontrolloni formën tuaj fizike. Në familje ka pasur disa probleme, ndaj do të ndiheni tejet të lodhur për të diskutuar me të afërmit.
Shigjetari-Do të jetoni një moment mjaft të tensionuar, por pavarësisht kësaj do të arrini që të rikuperoni shumë energji pozitive, shkruan noa.al. Ka ardhur momenti që të riktheheni në lojë, ku ndjenjat do të marrin vëmendjen kryesore.
Bricjapi-Hëna do të ndodhet në shenjën tuaj, ku nuk do ju mungojë dëshira për të vepruar. Në punë do të jeni shumë ambiciozë dhe kjo gjë do të ketë rëndësi të madhe për ty. Fundjava parashikohet në rritje sa i takon sferës sentimentale.
Ujori-Do të ndjeni nevojën për t’iu shmangur konflikteve, për shkak se tensionet e brendshme do të jenë në rritje. Do të mundoheni që të luftoni monotoninë por nuk do e keni të lehtë.
Peshqit-Yjet do të jenë disi konfliktuale. Mundohuni që të pushoni gjatë kësaj periudhe dhe të vendosni prioritetet tuaja. Bëni kujdes ndaj të lindurve të shenjës së Shigjetarit dhe Binjakëve, pasi ka diçka që nuk është e qartë. Në punë mund të përballeni me disa ndryshime.