Mbrëmjen e djeshme, Edi Rama, është shfaqur në Durrës i veshur në mënyrën më groteske të mundshme, për të marrë pjesë personalisht në një investim të ri të “opozitës së re parlamentare”.
Kryeministri, i cili herë kalon nga poturet e pleqve të Krujës te pantallonat e shkurtra, këtë herë ka veshur një palë çitjane pëlhure të bardhë të cilat zakonisht i përdorin plakat e Shqipërisë së Mesme. Këtë veshje “speciale” kryeministri e ka zgjedhur, për të inauguruar biznesin e radhës të ish-ministrit të LSI, Lefter Koka, (një sipërmarrje agrobiznes) i cili pasi u konsultua me SHBA dhe BE zgjodhi të hidhet në prehrin e ngrohtë të Ramës, për të themeluar në parlamentin pa opozitën zyrtare, “opozitën e re”. Rama me këtë rast ka mbajtur edhe një fjalim, duke pasur në krah kuzhinierin italian të “opozitarit të fortë” kundër qeverisë Rama, Lefter Kokës.
Syri. Net përveç fotografive të siguruar nga ky inaugurim i investimeve më të fundit të “opozitës së re” ka mësuar gjithashtu, se Edi Ramës i kanë pëlqyer jashtëzakonisht shumë pjatat e gatuar nga Kuzhinieri i Terit.
Duket se me rastin e hapjes së sezonit të ri parlamentar, kryeministri po kujdeset personalisht për të forcuar me të gjitha mënyrat deputetët e “opozitës, që janë edhe “kundërshtarët” e tij të më mëdhenj!