BallinaKryesore‘Bombat’ maqedonase, akuzat nga gazeta italiane: Po Mogherini pse nuk flet?!

‘Bombat’ maqedonase, akuzat nga gazeta italiane: Po Mogherini pse nuk flet?!

spot_img
spot_img

Gazetari i gazetës italiane ‘La Verita’, Laris Gaiser në vend të video përmbajtjeve nga afera korruptive, sot publikoi një material të përmbledhur lidhur me atë që po ndodh në Maqedoninë e Veriut.

Në video ai habitet se pse institucionet e Bashkimit Evropian nuk kanë dhënë asnjë raport institucional për skandalin.

‘Pa marrë parasysh se është verë, mijëra të punësuar te shërbimet e BE-së, nga ku 220 në delegacionin në Shkup, nuk arritën të japin një raport institucional me shpresë që të sqarohen faktet’, thotë autori i cili shton se vetëm Doris Pack ka reaguar.

Gaiser shpreh habi se si nuk ka reagim nga Federica Mogherini dhe Jean-Claude Juncker të cilët ‘insistuan fuqishëm për kryeprokuroren speciale’. Ishte pikërisht Mogherini ajo që e kërkonte me ngulm Prokurorinë Speciale Publike në 2015-ën kur Zoran Zaev filloi të publikonte ‘bombat’.

‘Në vitin 2015, pikërisht BE insistonte për PSP-së, që i solli dëm të madh popullit në Maqedoni. Sot, ata nga BE duhet të përgjigje, posaçërisht ata brenda delegacionin në Maqedoni, të cilët gjatë muajve të kaluar e rrezikuan jetën duke na ndihmuar ta publikojmë materialin’, thotë Gaiser.

Sipas së përditshmes italiane, gati të gjitha ambasadat në Maqedoninë e Veriut kanë reaguar për atë që po ndodh ditët t fudit, ndërkohë Mogherini vazhdon të heshtë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular