Për Kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali, asgjë nuk është më e rëndësishme sesa karrigia dhe pushteti. Pasi hyri në zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Kavajës i pavotuar dhe i rrethuar nga trafikantë droge, tani, për t’i shërbyer karriges se tij, ka vendosur të përdhose besimin mysliman, që mbizotëron në Kavajë. Krali është një nga familjet e besimit ortodoks, që jeton në Kavajë. Ai nuk ka shkuar kurrë në xhami, nuk ka asnjë informacion që të jetë konvertuar në fenë myslymane, por, sot, ka shfrytëzuar besimtarët e vërtetë, është futur mes tyre dhe ka bërë sikur është falur me ta.
Një blasfemi nga pikëpamja fetare, pasi një jobesimtar myslyman, i kryen ritet e faljes ndaj Zotit, vetëm pasi të ketë pranuar se do të jetojë dhe do t’i përkushtohet parimeve të fesë islame. Një keqpërdorim nga pikëpamja politike, pasi Redjan Krali, i një besimit tjetër, për pushtetin e vet personal, thyen çdo parim të besimit islam, duke përdhosur ritin e faljes së myslimanëve. Në këtë besim, falja është e shenjtë, është një detyrim i besimtarit të fesë myslimane ndaj Zotit dhe jo një llogari politike, siç e keqpërdori sot Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali.
Propogande skandaloze Rilindase për karrigen. Kryebashkiaku i Kavajës i besimit ortodoks, bën sikur falet
RELATED ARTICLES