Të premten, disa fëmijë shqiptarë ishin zënë me njëri-tjetrin se kush do të hipte i pari në lojën që ishte në park.
Por vetëm një ditë pas kësaj zënke, tre baballarë të moshave, 34, 37 dhe 42 vjeç kanë ndërmarrë një ‘ekspeditë’ ndëshkuese për babain e një tjetër fëmije.
Sherri që ka përfunduar me gjakosjen e njërit prej baballarëve ka ndodhur në një bar në Savona.
Tre baballarët kishin shkuar tek lokali ku po rrinte i dhunuari dhe e ka qëlluar nga pas atë.
Por siç duket, ai nuk ja ka dalë i vetëm, sepse është sulmuar edhe nga dy baballarët e tjerë që kishin ardhur së bashkua.
Pas një sherri me grushte e shkelma, tre personat që sulmuan, janë larguar me vrap, ndërsa i dhunuari është dërguar në spital, pasi ka marrë plagë në trup dhe fytyrë.
Por dhuna nuk ka përfunduar me kaq, sepse është sulmuar edhe bashkëshortja e burrit të dhunuar.
Pas këtyre dy sulmeve policia italiane e Savona, ka ndaluar 3 baballarët dhunues dhe i ka çuar në qeli.
Ata akuzohen për dhunë me pasoja të rënda.