BallinaAktualitetAgron Duka nga Divjaka: Qëndresa dhe bashkimi, një detyrë qytetare. Mos lejojmë...

Agron Duka nga Divjaka: Qëndresa dhe bashkimi, një detyrë qytetare. Mos lejojmë që ky Parlament i kalbur ta ketë të gjatë

spot_img
spot_img

Aksioni anti-informalitet të qeverisë, kreu i PAA-së Agron Duka e quan fushatë propagandistike që nuk e ndihmojnë vendin, ekonominë dhe integrimin. Në një takim me qytetarë në Divjakë, Duka është shprehur se, qëndresa dhe bashkimi janë një detyrë qytetare pasi nuk mund të lejojmë që ky Parlament i kalbur, që rrezikon të kalbë edhe shoqërinë, ta ketë të gjatë!

Postimi i plotë i Agron Dukës:

Ndërkohë që të dhënat e Eurostat dëshmojnë se Shqipëria sot është vendi më i varfër në Europë, mazhoranca ka nisur një luftë me shezllonat dhe informalitetin, ekzistencën e të cilit e zbuloi vetëm në vitin e shtatë të qeverisjes. Sigurisht, këto nuk janë gjë tjetër veçse fushata propagandistike që nuk e ndihmojnë vendin, ekonominë dhe integrimin. Prandaj, Shqipëria kërkon zgjidhje.

Një zgjidhje që nuk mund të vijë nga një mazhorancë ilegjitime, e faktuar si e tillë nga përgjimet e Bild dhe vendimi i Departamentit Amerikan të Sheteti për ish-kreun e bashkisë së Durrësit. Por nga një Parlament i ri i dalë nga zgjedhjet e parakohshme Parlamentare.

Për këtë arsye sot, nga Divjaka, po vijojmë aksionin tonë politik për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Qëndresa dhe bashkimi janë një detyrë qytetare pasi nuk mund të lejojmë që ky Parlament i kalbur, që rrezikon të kalbë edhe shoqërinë, ta ketë të gjatë!

 

© SYRI.net

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular