Edhe pse në kulmin e sezonit turistik, Durrësi vijon të jetë i pushtuar nga plehrat.
Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, të publikuar nga ish kryeministri Sali Berisha, qyteti më i madh bregdetar në vend bashkëjeton mes plazhit dhe mbeturinave të përhapura ngado.
“Narkoshteti ofron turizmin e plehut! Këtu jeni në kryeqytetin e turizmit të narkoshteit Durrës! Plehra, plehra! Turp!”, shkruan Berisha në reagimin e tij.