“Narko Valdrini Jashtë Bashkisë”, me këto pankarta është zgjuar Shkodra sot në këtë të hënë

1
194

Shkodranët kanë nisur reagimin e tyre kundër Kryetarit të ri të Bashkisë Shkodër, ndaj te cilit PD e akuzon prej disa javësh si të ndaluar për trafikim të lëndëve narkotike dhe të dëbuar nga Italia.

Pjetri pak ditë më pare ka postuar edhe dokumente zyrtare që e lirojnë nga cdo akuzë, por PD ka vijuar akuzat duke deklaruar se disponon dosjen e plotë të Valdrin Pjetrit në Itali.

Kjo formë reagimi e shkodranëve nuk ishte parë më parë në Shkodër por tregon se tashme beteja për të mos lëshuar Shkodrën nuk do të jete e lehtë.

Këto pankarta janë vendosur pranë makinave të parkuara në rrugët kryesore të qytetit duke i ofruar këtë pamje në këtë mëngjes Shkodrës, ku në fletushkat e printuara është momenti i votimit të Valdrin Pjetrit në 30 Qershor, logo e PS me simbolin e kanabisit dhe kangjellat e burgut mbi të cilat tashmë vijojnë akuzat e Partisë Demokratike ndaj Valdrin Pjetrit.

1 Koment

Comments are closed.