BallinaShow BizzSë shpejti me linjë veshjes/ Armina Mevlani: Për mua heret të kem...

Së shpejti me linjë veshjes/ Armina Mevlani: Për mua heret të kem femijë edhe pse Shkëlzeni e deshiron

spot_img
spot_img

E ftuar sot në “Pushime on Top” Armina Mevlani foli për marrëdhënien e saj me familjen Berisha, planet për martëse dhe rutinen e kujdesit për fytyrën.

Pushimet e tua në Livadh një traditë?

• Po, duke qenë se mblidhet familja, tezet, kushërinjtë dhe unë gjej kohën për 2-3 ditë të bashkohem me ta këtu në plazhin e Livadhit.

Pushimet te tjera ke planifikuar?

• Isha në Mikonos me shoqëri dhe do ikim në fund të gushtit, fillim shtatori sepse na pëlqen, pasi është me qetësi.

Ke vendosur një qëllim se ku do të arrish me blog-un tënd?

• Po, objektivi është që të realizoj një linjë timen në të ardhmen. Dhe nuk dua të nisi diçka nga hiçi, por të jetë e menduar mirë dhe të marrë përmasa botërorë.

Çfarë ndodh me jetën tënde private? Në ditëlindjen tënde të fundit në Paris ishe vetëm?

• Jo, sigurisht që nuk isha vetëm. Unë isha në një udhetim pune dhe Shkëlzeni erdhi më surprizoi. Unë isha me shoqen time të ngushtë dhe Zeni erdhi së bashku me të fejuarin e saj, që është dhe shoku im i ngushtë.

Sa e vështirë është të menaxhoni angazhimet dhe kohën së bashku në çift? Vetëm darka ju mbledh bashkë?

• Jo, edhe mëngjesi. Unë mundohem gjithmonë, që mos të lë gjë mangut në marrëdhënien në çift. Edhe udhëtimet e punës i bëj të shkurtra, 1 ose 2 ditë, ose disa nga udhëtimet i bëjme dhe bashkë. Ndonjëherë shkëputjet ose udhëtimet i bëjnë dhe mirë lidhjes, sepse ne u bëmë dhe shume kohë bashkë, 7 vjet.

7-ta mbahet si vit kritik për çiftet, ndërkohë që për ju të gjithë presin një kurorëzim final. Keni bërë ndonjë plan?

• Sigurisht që e kam bërë. Nuk kam ndarë akoma data dhe po e mendoj mirë vendin përpara se ta bëjmë publike.

Çfarë marrëdhënieje ke me vjehrrit? Kush të llaston më shumë?

• Shumë të mirë. Normal që femrat llastojnë më shumë, pra Lili.

E thërret vjehrrë apo mama?

• Jo, e thërras Lili. Respekti dhe sjellja jonë e mirë tregon më shumë se sa mënyra si e thërret.

Ke ndonjë surprize, që ndan veçmas si më e bukura?

• Po, ka qënë ditëlindje kur kam bërë 25 vjeç. Ishte surpriza të njëpasnjeshme, te Zenit, të shoqërise. Jam ndjerë shumë e lumtur dhe kam kuptuar, që vërtet këta njerëz me kanë xhan. Tani mezi pres të bëj 30.

Ke menduar të bëhesh nënë? Dhe sa femijë do keni?

• Absolutisht që e kam menduar. Unë në fakt jam e lumtur që Zeni i ka 2 fëmijë, të cilët i dua shumë. Do e di që fëmija ime nuk do jetë i vetëm, si unë, pa motra dhe vëlla. Unë dua të kem fëmijë, dhe Zeni nuk më ka bërë asnjëherë presion, por duke qenë se jemi të dy të zënë në udhëtime, dua që të jetë koha perfekte për këtë hap, që të angazhohem maksimalisht tek familja. Unë jam 28 vjeç dhe shoqet e mia mendojnë ndryshe, por unë mendoj që, kur të vijë koha e duhur, është më mirë dhe sigurisht pas martese.

Ke një ëndërr tënden për të ardhmen?

• Është ajo që thashë, që dua të kem diçka timen, të cilën e kam menduar dhe ideuar, por tani dua ta realizoj.

Që është linja jote e kozmetikes?

• Jo, është linjë veshjesh, të cilën po e mendoj shumë në mënyrë që të më përfaqësojë denjësisht.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular