BallinaAktualitetVIDEO/Basha: Rama drejton me kriminelë, Valdrin Pjetri të merret i pandehur

VIDEO/Basha: Rama drejton me kriminelë, Valdrin Pjetri të merret i pandehur

Kreu i PD-së, Lulzim Basha e cilëson kryeministrin Edi Rama një kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare. Duke iu referuar rastit të Valdrin Pjetrit të Bashkisë së Shkodrës, i dënuar për trafik droge në Itali, Basha vuri në dukje uzurpumin e të gjitha pushteteve nga Rama me një bandë kriminelësh e hajdutësh, të cilët i duhen për të vjedhur Shqipërinë.

Postimi i plote i Bashes

Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare! Ai ka uzurpuar të gjitha pushtetet me një bandë kriminelësh e hajdutësh që i duhen për të vjedhur Shqipërinë.

Valdrin Pjetri duhet të merret urgjentisht i pandehur sepse ka shkelur Ligjin e Dekriminalizimit duke fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij si trafikant droge. Por Edi Rama i ka dhënë urdhër prokurorisë së korruptuar që ta mbrojë nga ligji i dekriminalizimit.

Por sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do ketë as drejtësi dhe as demokraci, banditët, kriminelët dhe hajdutët do të sundojnë Shqipërinë.

Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën! Shporrja e Hajdutit Psiqik dhe bandës së tij është jetike për sigurinë dhe jetën e çdo familje shqiptare! #HajdutiPsiqik #RamaIk

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular