BallinaKryesoreAgron Kapllanaj takim lamtumire me administratën: Po lëmë një bashki pa borxhe

Agron Kapllanaj takim lamtumire me administratën: Po lëmë një bashki pa borxhe

spot_img
spot_img

Kreu i bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj, pak përpara betimit të kryebashkiakut të ri Qerim Ismaili, ka zhvilluar një takim përmbyllës  me administratën.

Gjatë takimit, ai ka bërë edhe një bilanc të punës së tij në drejtimin e kësaj bashkie gjatë këtyre katër viteve.

Kapllanaj: Ky është takimi i fundit për këtë katër vjeçar, për të bërë një bilanc të punëve por edhe një takim përshëndetës. Sot jemi në fund të këtij mandati. Edhe vetë nuk kam besuar që do të arrinim të bënim gjithë këto punë në këtë bashki, kur përballë ke një qeveri që nuk të mbështet.

Kapllanaj tha se është i lumtur që po lë një bashki pa borxhe, ndryshe nga sa e kishte marrë.

Kapllanaj: 90 milion lekë të reja borxhe kur unë kam marrë bashkinë në administrim. Punonjësit kishin 3 muaj pa marrë pagat. Sot pas katër vitesh jo vetëm kemi shlyer të gjitha borxhet e pushtetit vendor, por sot e lëmë këtë bashki me shlyerjen e të gjitha borxheve. Kjo bashki që ne ndërtuam ja doli të bëjë edhe shumë punë publike që janë të dikurshme dhe të prekshme nga qytetarët mallakastriot. Ne kemi ndërhyrë në mënyrë emergjente aty ku problemet kanë qenë me të theksuara. Krenar për ju që keni punuar dhe shërbyer.

Ndërkohë në ambientet e shkollës se mesme “Dervish Hekali ” në Mallakasteë po zhvillohet mbledhja për konsituimin e këshillit bashkiak dhe betimin e kreut të ri të kësaj bashkie Qerim Ismailaj.

I pranishëm është edhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi, prefekti i qarkut të Fierit Baki Bala si dhe deputetët e qarkut Adelina Rista, Antoneta Dhima, Xhevit Bushaj  dhe  Robert Bitri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular