Nga Orjola Papmuri
Kryellafazani i Tiranes, i ulur ne karrigen ilegjitime, kujton se Tiranen ia ka trasheguar familja…..
Ti mer cun, qe e bere fakt karrigen tende pa gare, punen tende ne Bashkine e Tiranes, kjo nuk do te thote qe te pervetesosh cdo cep te saj per interesat e tu dhe miqve tuaj qe presin me luge ne brez t’i hane dhe kocken e fundit ketij vendi. Shqiptaret e kane kuptuar, qe vjedhjet tuaja nuk i mbulojne me as brekushet e Rames, dhe as monumentet fantazem te tuat qe mbijne si kerpudha neper Tirane. Bej nje monument per Ardit Gjoklajn! Apo te vret syte, se te hap plage te vjetra qe te trazojne ndergjegjen, sigurisht ate pak qe te ka mbetur. Mblidhuni nje here te gjithe ju pinjolle te bllokut, sigurisht ti ben perjashtim se ty te katapultuan e papritur e gjete vete te pasur duke zhvatur e mashtruar qytetaret, por e kam fjalen per bijte, nuset e niperit e bllokmeneve qe sot jane ministra, deputete e oligarke, dhe beni nje liste te personave te pushkatuar, burgosur, internuar e torturuar. Ata meritojne nje memorial, madje ne nje vend te rendesishem te Tiranes, qe t’i kujtojme brezave se sa i eger dhe i poshter ka qene ai regjim, e te jene refuzues gjithnje e me shume te pinjolleve te tij. Po ku kujton se je? Qytetaret e Tiranes jane paqesore, por dine te te denigrojne me vote, sic te refuzuan me 30, Qershor, por ti nuk ngurove sic u be ne 61 bashki, te dyfishosh rezultatin, te vendosesh masken e kllounit, e te nisesh hingerimen fallco nga mengjesi ne darke. Pervec kullave, dhe zhvatjes se parave me tendera fiktive s’ke bere asgje tjeter. Provo te perdoresh transportin urban ne keto dite vere, te duket vetja sikur je ne nje vend pas lufte. Asnje zgjerim i rrugeve ne kryeqytet, pervec ngushtimit per korsite e bicikletave, ku prioritet ishte korsia per ambulancat, qe duhet te qendrojne ne rradhe ne trafik, dhe jeta e pacientit brenda eshte gjithnje e me shume e rrezikuar. Tirana me 1.000000 banore, ka vetem parkun e liqenit dhe medemek liqenit te Farkes. Nje turp i madh, betonizimi ka perfshire cdo cep te Tiranes dhe ti Erion Veliaj del e llomotit per dy fidane e dy lojera hekuri qe u vendos ne nje lagje, edhe aty te mendosh se para para mund te jete vjedhur. Ti qe ve memoriale turke dhe kerkon te prishesh teatrin, kerkon te nxjerresh banoret e unazes se re nga shtepite pa i demshperblyer 100 %, ti qe Tiranen kerkon ta shnderrosh ne lavatricen e madhe te parave te pista, ku te lulezojne bizneset e atyre me te cilet ndani parate e shqiptareve te varfer.
Dita kur ju do te gjykoheni nga ligji dhe shqiptaret eshte fare afer, edhe pse tentoni te perdorni llafolloget per te shuar zjarrin qe po fillon t’ju djege, duke i nxitur te krijojne panik me ide konspirative, dhe endrra te shuara, sic kane tentuar ne cdo kohe, por historia tregon qe nuk ia kane dale. Ndryshimi eshte afer.