Ish-deputeti demokrat, Luçiano Boçi, e ka cilësuar këmbanë alarmi dhe skandal raportin e Eurostat bazuar në të dhënat e INSTAT për 2018, ku rreth 42% e forcës aktive për punë ishte me arsim 8-9-vjeçar
Boçi thotë se një situatë e tillë është turp dhe skandal dhe njëherazi provon dështimin e politikave arsimore.
Renditja hedh poshtë alarmin e rremë për diplomime të pakufijshme për të rinjtë, për shkak të numrit të madh të universiteteve.
“Të dy klasifikimet rikthejnë shqetësimin për financimin e arsimit.Arsimi në Shqipëri mbetet sektori më pak i mbështetur dhe më pak i financuar. Vetëm 56 $ për frymë. Ndërsa në vendet e përparuara kjo shifër shkon nga 1000 deri në 3500 $ për frymë.Por në Shqipëri paratë e dedikuar fëmijëve dhe të rinjve grabiten, vidhen me PPP, konçesione e 100 marifete” shkruan Boçi në facebook.