Nga nesër do të ketë reshje shiu. Për disa lajm i mirë, e për disa ndoshta jo, por Shërbimi Meteorologjik Ushtarak paralajmëron vranësira dhe më pas reshje shiu duke nisur nga mesdita, kryesisht në veri të vendit. E këto reshje do të sjellin dhe rënie temperaturash.
“Ditën e mërkurë, moti në vend do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme në veri. Kthjellimet e mëngjesit do të pasohen nga zhvillime vranësirash.
Reshjet e shiut parashikohen të bëhen të pranishme në mesditë e pasdite në veri. Në formë të lokalizuar rrebeshe afatshkurtra në këto zona.
Era do të fryjë nga veriperëndimi e lehtë dhe përkohësisht mesatare në bregdet, duke sjellë valëzim të forcës 2 ballë”, thuhet në parashikimin e SHMU.
Temperaturat do të pësojnë rënie në mesditë. Parashikohen në:
vendet malore 20 deri në 33°C
vendet e ulëta 22 deri në 38°C
vendet bregdetare 23 deri në 35°C