Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në plazhin e Spillesë. Një pushues i moshuar ka humbur jetën. Paraprakisht thuhet se Gjok V., rreth 70 vjeç ka humbur jetën si shkak i atakut kardiak.
I moshuari nuk është ndjerë mirë, por edhe me gjithë ndihmën e dhënë nga pushuesit ai nuk ka mundur që të mbijetojë.
Policia Kavajë/ Informacion Paraprak
Më datë 13.08.2019,rreth orës 10:40 në Spille, shtetasi GJ. V rreth 73 vjeç, pushues, është futur në det dhe dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
© SYRI.net