BallinaAktualitet“Do iki të bëj filmin”, si e “gënjeu” regjisori i ndjerë familjen,...

“Do iki të bëj filmin”, si e “gënjeu” regjisori i ndjerë familjen, gunga në këmbë që e çoi drejt Italisë

spot_img
spot_img

Regjisori i ndjerë Gjergj Xhuvani që ndërroi jetë mesditën e sotme e kishte mbajtur të fshehtë gjendjen shëndetësore nga familja e tij. Ai ishte nisur vërtet drejt shtetit fqinj për të xhiruar filmin e ri ‘Liqeni im’, një bashkëproduksion italiano-shqiptar.

Xhuvani qëndroi në Itali edhe dy ditë më tepër pas përfundimit të xhirimeve të filmit. Regjisorin kishte filluar ta shqetësonte një gungë në këmbë dhe nuk i kishte treguar asgjë familjes së tij.

Gunga nuk e lejonte të mbante protezën që Gjergj Xhuvani kishte prej kohësh, pasi regjisorit i mungonte një këmbë. Familaj e tij është njoftuar ndërkohë që ishin nisur nga pushimet në Sarandë drejt Tiranës.

Ata ishin përgatitur për të pritur familjarin e tyre në aeroport, që duhet të mbërrinte rreth orës 22:30 të mbrëmjes së sotme. Por fatkeqësisht në vend të Gjergjit familja mori lajmin e kobshëm për vdekjen e tij.

Regjisori i njohur u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 56-vjeçare në një spital në kryeqytetin italian, Romë. Xhuvani vuante nga një sëmundje e rëndë. Dosja.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular