Gushti po rezulton më i nxehtë sa ç’duhet jo vetëm kur bie fjala tek temperaturat. Politika duhej të ishte me pushime, megjithatë në vend po prodhohen po kaq ngjarje të rënda nga kjo fushë, po aq sa numri i madh i krimeve, vrasjeve apo aksidenteve.
Ngritja e një memoriali për viktimat e grushtit të shtetit në Turqi ka shkaktuar shumë zemërim jo vetëm ndër shqiptarë, por ka nxitur një valë reagimesh të forta edhe përtej oqeanit.
Ndërkohë kulmi i të nxehtit politik mbërriti të martën, kur PD tregoi se kandidati socialist për kryebashkinë e veriut, Shkodrën, ka qenë i dënuar në Itali.
Kryeministri Edi Rama ishte ndër të parët që nxitoi të ‘distancohet’ prej të përzgjedhurit me duart e tij, duke mos mbajtur sërish përgjegjësi.
Por mjeshtri Bujar Kapexhiu, në karikaturën e tij të radhës në Mapo, thotë se e ka gjetur kush është armiku i Ramës.