BallinaKryesoreKur do të çlirohet Partia Socialiste nga kriminelët?

Kur do të çlirohet Partia Socialiste nga kriminelët?

spot_img
spot_img

Nga Redi Varaku

Shumë socialistë të dëshpëruar nga një qeverisje, të cilën nuk e mbrojnë dot, të dëshpëruar nga pamundësia për t’u integruar në pushtetin e tyre këto gjashtë vjet, të dëshpëruar nga zhgënjimi për sakrificat e tyre, ata dhe jo vetëm, po kërkojnë një përgjigje dëshpëruese për pyetjen: kur do të çlirohet familja e partisë socialiste nga kriminelët që e kanë pushtuar?

Ata janë të bindur se këta kriminelë , të cilët janë diskretituar publikisht si të tillë, nuk i përkasin partisë së tyre. Në fakt kjo është e vërtetë! Ata erdhën në PS me ftesë të Edi Ramës. Ata nuk kanë qenë kurrë pjesë e partisë. Ata janë thjesht ortakë të kryeministrit në projektin e tij për plaçkitjen e Shqipërisë. Dhe kjo e bën të dhimbshme pafajësinë e shumicës së PS, e cila po digjet për shkak të pazareve të kupolës së pushtetit me klientët e mafies.

Por, ata me sa duket harrojnë se ia detyrojnë pushtetin pikërisht këtyre njerëzve. Këta njerëz janë ‘enturazhi’ i afërt i kryeministrit dhe janë aty si pjesë integrale e aparatit represiv me të cilin Rama mban nën kotroll partinë dhe pushtetin. Ata janë shndërruar në mekanizmin më të rëndësishëm të pushtetit të tij. Nëpërmjet tyre mban nën kontroll qytete të tëra dhe po nëpërmjet tyre ka vënë në rresht edhe ndonjë të pabindur, që ka mbetur akoma në PS.

Ata kanë zëvendësuar strukturat politike të partisë. Kandidatët për deputetë dhe kryetarë bashkish në vend që të votohen nga anëtarësia e PS-së, mjafton të marrin bekimin e ‘shefave’. Pas bekimit të tyre, miratimi nga kryeministri ynë është një akt formal. Më pas, të gjithë duhet t’i japin llogari më së pari vetëm atyre, harrojeni partinë.

Fillimisht, shumë mbështetës të PS e pranuan këtë kategori në mesin e tyre, madje pati nga ata që iu gëzuan fort pranisë së tyre. Por, kur panë që këta asgjësuan tërësisht procesin politik brenda partisë, duke u kthyer edhe në përfituesit më të mëdhenj të pushtetit, shumë prej tyre filluan të shqetësoheshin.

Shoqëria e tyre me vetë kryeministrin dhe me rrethin e ngushtë të kryeministrit, aftësia e tyre për të kapur shtetin dhe për ta tërhequr atë zvarrë , ishte shokuese për socialistët . Të pafuqishëm për të luftuar me këtë të keqe, që ka kapur kokën e pushtetit, tashmë shqetësimi tyre kryesor dhe natyrisht banal është si të shpëtojnë nga ky model.Përgjigjja është e thjeshtë. Për sa kohë Partia Socialiste do të jetë në pushtet , ajo nuk ka shpëtim .

Edhe vetë Rama sot është i pafuqishëm përballë tyre. Ai nuk i kontrollon dot më. Kafshët kanë dalë jashtë kontrollit. Është si historia dramatike e familjes Corio , “Familja që u gllabërua nga ‘ Minjtë’”, të Dino Buzzatit, të cilët ishin kthyer në skllevër të minjve, që fillimisht i kishin lejuar të bashkëjetonin me ta në të njëjtën shtëpi. Edhe socialistët, janë kthyer në skllevër të atyre, që dikur i lejuan si bujtës në shtëpinë e tyre, por që më pas u kthyen në padronë të shtëpisë.

Partia Socialiste do të shpëtojë prej tyre vetëm kur të kalojë në opozitë. Sepse, vetëm atëherë atyre nuk do t’i hyjë më në punë partia socialiste. Ashtu si parazitët, që e braktisin një trup pasi i mbaron gjaku, edhe ata do ta braktisin PS , për të gjetur një trup tjetër, sepse parazitët nuk rrinë dot pa gjak.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular