BallinaAktualitetRama e pranon publikisht se ka mbrojtur kriminelët që solli në parti...

Rama e pranon publikisht se ka mbrojtur kriminelët që solli në parti dhe në pushtet

spot_img
spot_img

Pasditen e djeshme, Edi Rama, lëshoi një breshëri “cicërimash” në rrjetin social Twitter në përpjekje të dëshpëruar `për të larë duart si Ponc Pilati`, pasi u kap sërish në flagrancë me elementë kriminalë të katapultuar prej tij në parti dhe në poste të larta zyrtare.

Edhe pse Edi Rama që nga dita që ka hyrë në fuqi ligji i dekriminalizimit është kapur sistematikisht “me presh në dorë” për deputetë, kryetar bashkish e zyrtarë të lartë në parti e administratë të lidhur me krimin e të promovuar nga ai vetë personalisht, rasti i fundit i Valdrin Pjetrit, duket se ishte edhe pika e fundit e gotës plot. Jo vetëm opinioni publik dhe media vendase e përjetoi si një skandal të përsëritur të kreut të Rilindjes, por edhe “Zëri i Amerikës” këtë herë foli troç për këtë bashkëpunim shumëvjeçar të Ramës, me elementë me të shkuar kriminale.

I gjendur në këtë situatë flagrante, Rama, nxitoi të shesë Valdrin Pjetrin dhe të përpëlitet për të justifikuar veten, se e kishin gënjyer. Prandaj në panik e sipër në një nga postimet e pasdites së djeshme, ai me “ pa dashje” pranon publikisht se deri më tani ka mbrojtur individët e katapultuar në pushtetin e Rilindjes. Madje duke u “qurravitur”, këtë mbrojtje e quan edhe kosto të vetën që ai ka marrë përsipër.

“E me këtë rast,të tërë ta fusin mirë në kokë:Unë s’kam ndërmend të toleroj askënd dhe as të marr përsipër raportin individual me ligjin të askujt!Shkoj në luftë për çdo ide,qëllim a shok armësh,po kosto veprimesh individuale të dyshuara si ky,as marr më,as lejoj më t’i marrë PS!”, shkruan Rama në postimin e tij të tretë.

Pra vini re se çfarë zbulon në nxitim e sipër në përpëlitje për të distancuar veten nga Valdin Pjetri, në këtë tekst të përçartur me gabime drejtshkrimore: Kosto veprimesh individuale të dyshuara si ky,as marr më,as lejoj më t’i marrë PS!

Pra pasi është kapur në flagrancë për herë të shumtë gjatë këtyre viteve që është në pushtet, Edi Rama, premton se nuk do të marrë më në mbrojtje individët e katapultuar po prej tij në politikë dhe poste të larta të pushtetit. Por sipas ligjit përveç Valdin Pjetrit dhe një aradhe ish-deputetësh dhe ish-kryetarësh bashkish, ndjekja penale nga prokuroria nuk duhet të nis jo vetëm për ata, por edhe për vetë kryeministrin që i ka promovuar e mbi të gjitha ka shfrytëzuar ndikimin në institucionet përgjegjëse, të cilat nuk kanë kryer detyrën për zbulimin e jetës dhe veprimtarisë së tyre kriminale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular