Nëse ende nuk jeni regjistruar për të ndjekur shkollën për Patrullë e Përgjithshme në Policinë e Shtetit, keni ende shanse ta bëni. Policia e Shtetit ka njoftuar të gjithë të interesuarit që sot është afati i fundit i regjistrimeve.
Brenda pak orëve, të rinjtë dhe të rejat mund të dorëzojnë dosjet e tyre pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së qarkut ku banojnë, duke përmbyllur kështu fazën e parë të aplikimeve.
NJOFTIMI I POLICISE
Sot është afati i fundit për aplikimin për Patrullën e Përgjithshme, në Policinë e Shtetit.
Për çdo të ri apo të re të interesuar, mbeten edhe pak orë për të dorëzuar dosjen pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së qarkut ku banojnë.
Këtu mbyllet faza e parë e aplikimit, për të vijuar me procedurat e konkurrimit.
Numri i aplikimeve për 500 vende është i lartë dhe kjo është dëshmi e interesit të madh për t’u bërë pjesë dhe për të shërbyer në Policinë e Shtetit.
Konkurrenca do të rrisë edhe cilësinë e aplikantëve fitues në fund të garës.