Dashi-Jeta ne çift do kaloje një dite te trazuar sot. Tregohuni shume te matur me gjithçka qe do thoni sepse do keni probleme serioze. Beqaret ka shume mundësi ta gjejnë me ne fund atë qe aq shume kane ëndërruar dhe te krijojnë një lidhje serioze. Ne planin financiar do jeni te vendosur t’i zgjidhni sa me pare problemet dhe te mund te shpenzoni pak me tepër.
Demi-Do i jepni me shume prioritet se kurrë jetës suaj ne çift sot dhe do mendoni t’i përgatisni edhe surpriza partnerit. Ne mbrëmje atmosfera do ndizet tej mase. Beqaret duhet te bëjnë ende durim për te gjetur partnerin ideal sepse sot mundësitë nuk do jene te mira. Financat do i menaxhoni me shume kujdes dhe largpamësi. Situata do jete mjaft e mire.
Binjaket-Do dini te falni sot ne jetën tuaj ne çift dhe t’i pranoni gabimet qe keni bere. Marrëdhënia me partnerin do filloje te ngrohet mjaft. Beqaret do kenë shume njohje te reja, por asnjeri nuk do i beje t’ju rrahe zemra fort. Prisni edhe pak kohe për te ndryshuar status. Sektori i te ardhurave do kërkojë me shume se kurrë vëmendjen tuaj.
Gaforrja-Dite e ekuilibruar dhe pa debate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shume prej jush do fillojnë te planifikojnë te ardhmen. Beqaret do i mendojnë gjerat me seriozisht dhe do mundohen te gjejnë se çfarë ju intereson me te vërtetë për jetën. Financat nuk do jene as shume te mire dhe as shume te këqija. Mundohuni te ruani ekuilibrin.
Luani-Do jeni me tolerante dhe me gazmore me partnerin tuaj gjate kësaj dite. Do qëndroni me shume kohe pranë tij dhe do keni diskutime te gjata. Beqaret do dashurohen çmendurisht pas një personi qe kane vetëm disa jave qe e kane njohur, por do ngurrojnë t’i shprehin ndjenjat. Buxheti duhet menaxhuar me maturi dhe duhen shmangur sa me tepër investimet e mëdha.
Virgjëresha-Dite shume e qete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do i lihet kohës. Nga ana tjetër beqaret do kenë një dite te mbushur me takime, surpriza dhe propozime. Do ndihen mire pranë dikujt i cili nëse ju do dëshironi mund te behet gjysma juaj. Financat do preket drejtpërdrejt nga Saturni. Priten ndryshime pozitive.
Peshorja-Jupiteri do e mbroje gjate gjithë kohës jetën tuaj ne çift sot. Ai do iu nxite t’i shmangni debatet dhe mosmarrëveshjet dhe te tregoheni me te hapur me partnerin. Beqaret do kenë takime, por me personat qe do njohin mund te nisin vetëm histori dashurie kalimtare asgjë me tepër sesa aq. Ne planin financiar duhet te bëni pak ekonomi dhe te mendoni për te ardhmen.
Akrepi-Ne planin sentimental nuk do keni për çfarë te qaheni gjate kësaj dite. Komunikimi do jete i ngrohte dhe gjithçka do shkoje për mrekulli. Shfrytëzojeni çdo moment. Beqaret duhet te tregohen te disponueshem ndaj çdo ftese qe do iu behet sepse asnjëherë nuk i dihen çfarë ndodh. Ne planin financiar do keni përmirësime te ndjeshme sa dhe vete nuk do e besoni.
Shigjetari-Te gjithë planetët do bëhen bashke gjate kësaj dite dhe do ua bëjnë jetën tuaj sentimentale edhe me te bukur. Do flisni qetësisht me atë qe keni ne krah dhe nuk do keni as debatin me te vogël. Beqaret nuk do ndalen derisa ta gjejnë personin te cilin e kane ëndërruar aq shume. Disa do kenë sukses e disa jo. Financat do jene mjaft te qëndrueshme.
Bricjapi-Edhe vete nuk do e kuptoni se çfarë do ju ndodhe sot ne jetën tuaj ne çift. Partneri do iu përgatisë surpriza te njëpasnjëshme nga te cilat do merrni kënaqësi pa fund. Beqaret do jene pa fat dhe do ngelen serish vetëm. Ne sektorin financave do keni disa tronditje. Ulini sa me pare shpenzimet ne mënyrë qe te mos keni vështirësi me te mëdha.
Ujori-Jeta ne çift do ketë ndërlikime te shumta gjate kësaj dite. Do tregoheni mjaft posesive me partnerin dhe do debatoni ashpër me te. Kujdes! Beqaret do e humbin tërësisht kontrollin mbi veten pasi te njihen me dike te jashtëzakonshëm. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë me ne fund dhe do keni mundësi te kryeni shpenzimet e dëshiruara.
Peshqit-Do e kuptoni me mire partnerin dhe nga ana tjetër do i kuptoni edhe me mire ndjenjat tuaja për te. Ka mundësi te merrni vendime te rëndësishme te cilat do ua ndryshojnë te ardhmen. Beqaret do lëvizin çdo gur për te gjetur personin e tyre ideal. Do kenë sukses. Ne planin financiar duhet me pare te zgjidhni problemet urgjente e me pas te mendoni si ta rritni kapitalin.