Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Dibër. Një konflikt mes disa personave ka plasur në orët e mbrëmjes, duke lënë të plagosur rëndë gjashtë persona.
Mësohet se dy grupe janë përplasur fizikisht mes tyre në bulevardin kryesor të Peshkopisë. Nga të dhënat e para, raportohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa sherri mes dy grupeve ka vijuar edhe në spital.
Ende nuk dihen shkaqet dhe se sa persona janë përfshirë në këtë përleshje, por pritet që policia të zbardhë ngjarjen e rëndë në vijim.
Zbardhen detaje në lodhje me sherrin e ndodhur në Dibër, ku janë plagosur 6 persona.
Burime zyrtare nga policia janë shprehur se shkak i kësaj ngjarje, që ka frikësuar qytetarët në mes të qytetit të Peshkopisë, është një miqësi e prishur.
Sipas policisë, dy familjet, e djalit dhe vajzës ishin mbledhur në një lokal për tu sqaruar, por aty debatet kanë përfunduar në një sherr të dhunshëm.
Për pasojë 6 persona kanë përfunduar në spital, ku kanë marrë mjekimin e nevojshëm.
Por ata janë përplasur mes vetit edhe në spital, duke shkaktuar sërish panik.
Burimet policore thanë se pasi të marrin mjekimin të plagosurit do të shoqërohen për tu marrë në pyetje e për të zbardhur ngjarjen.