BallinaEkonomiNga shtatori, sigurim jete për minatorët, AMF miraton udhëzimin si do bëhet...

Nga shtatori, sigurim jete për minatorët, AMF miraton udhëzimin si do bëhet raportimi i policave

spot_img
spot_img

Çdo kompani që zotëron një leje minerare është e detyruar që të sigurojë jetën e punonjësve të saj. Një udhëzim i miratuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare së fundmi dhe që merr fuqi në 1 shtator 2019, përcakton pikërisht detyrimet që kanë kompanitë e sigurimit që të të marrin përsipër këtë sigurim për t’i raportuar shitjet e policave që bëhen për këtë kategori. Ky udhëzim vjen si një kërkesë e bërë ndaj AMF nga ana e Kuvendit që në rezolutën e vitit 2017.

Në nenin pesë të udhëzimit, Autoriteti përcakton qartë se shoqëritë e sigurimit duhet të marrin të gjithë masat të zhvillojnë nga ana e tyre sistemin për ta përshtatur me shërbimet që do të ofrohen nga AMF, për të identifikuar dhe për të raportuar shitjen në kohë reale të çdo police minatori.

“Shoqëritë e sigurimit apo agjentët mund të raportojnë shitjen, në një kohë të mëvonshme vetëm kur Sistemi i AMF shfaq probleme madhore deri në mosfunksionimin e plotë të tij dhe kjo procedurë miratohet me shkrim nga drejtuesit ekzekutivë të Autoritetit sipas rastit.

Shoqëritë e sigurimit duhet të marrin të gjithë masat për të identifikuar dhe për të raportuar shitjen në kohë reale të çdo police të sigurimit të punonjësve nga aksidentet personale në punë.

Shoqëritë e sigurimit duhet të njoftojnë Autoritetin për të dhënat e identifikimit të personit të autorizuar. Për çdo ndryshim në lidhje me punonjësit e autorizuar që përdorin këtë sistem, shoqëria duhet të njoftojë me shkrim brenda 2 ditëve pune”, thuhet në udhëzim.

I njëjti përcakton edhe detajet që do të raportohen. Çdo policë identifikohet nëpërmjet numrit unik të gjeneruar automatikisht nga Sistemi i Raportimit të Policave të Minatorëve dhe printohet në hapësirën përkatëse të policës. Shitja e policave nuk duhet të realizohet në rast se mungon numri unik i gjeneruar nga sistemi AMF.

Udhëzimi përcakton qartë hapat që ndiqen kur bëhet anulim i policës kolektive, lëshim i dublikatave, kthimi i policës kolektive apo një minatori të caktuar, si dhe shtrimi i punonjësve brenda policës kolektive që është aktive.

Referuar të dhënave zyrtare deri në fund të vitit 2018 në sektorin minerar operonin 604 subjekte me një numër të punësuarish rreth 6500.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular