Një ngjarje e rëndë ka ndodhur tani në mesditë në Tiranë. 4 punëtorë kanë rënë nga skela në një pallat në rikonstruksion. Mesohet se ne kete pallat banon edhe zv/kryeministri Erion Brace. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Faik Konica’, pranë parkut të Tiranës.
Tre prej të plagosurve janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa një i katër është në gjendje më të mirë.
Mësohet se 2 punëtor janë në gjendje të rëndë.
Policia ka nisur hetimet.