BallinaAktualitetJa marreveshja e plote e banoreve te Unazes se Re me Lulzim...

Ja marreveshja e plote e banoreve te Unazes se Re me Lulzim Bashen

spot_img
spot_img

DEKLARATË[KONTRATË]

PËR NDËRMARRJEN E NJË ZOTIMITË PËRBASHKËT PUBLIK

Në Tiranë, sot më16 Gusht 2019,

Ne, grupimi ibanorëvetëzonës së Unazës së Re, të angazhuar për mbrojtjen e pronëssonë private, nga rreziku i prishjes pa kundërshpërblim, për qëllime të një projekti me prapavijë korruptive,

dhe Partia Demokratike e Shqipërisë dhe opozita e bashkuar,

1.1. Duke e konsideruar të shenjtë pronën private, si një të drejtë që gëzon mbrojtje ligjore nga neni 41 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe duke mbajtur në kosideratë pritshmëritë e ligjshme për të përfituar nga ligji i legalizimeve dhe njohjen që shteti u ka bërë pronave private për një kohë të gjatë;

1.2. Duke mbajtur në konsideratë se Shqipëria është vend anëtar i Këshillit të Europës dhe se e drejta e pronës gëzon mbrojtje jo vetëm nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, por edhe nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut;

1.3. Duke vlerësuar se banorët, më së paku, gëzojnë të drejtën e mbrojtjes së një interesi pasuror, në kuptim të nenit 1 të Protokollit nr. 1 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe në zbatim të jurisprudencës së GJEDNJ-së;

1.4. Duke vlerësuar se në banesat e ndërtuara banojnë mijëra familje dhe ato përfaqësojnë një interes ekonomik substancial dhe se ky interes, të cilin autoritetet e kanë lejuar ta mbajnë për një periudhë të gjatë kohe, konsiderohet një “posedim” brenda kuptimit të nenit 1, paragrafi 1 të Protokollit nr.1;

1.5.Duke mbështetur tërësisht çdo projekt publik, që i shërben interesit të qytetarëve dhe zhvillimit të qytetit, pa qëllime të fshehta korruptive apo klienteliste;

1.6. Duke e konsideruar projektin e shpallur nga Qeveria, si korruptiv dhe me qëllim mbështetjen e zhvillimit të zonës nga klientë të Qeverisë, pjesë e krimit të organizuar, duke krijuar një precedent të rrezikshëm për interesin publik dhe që rrezikon thelbësisht barazinë përpara ligjit dhe lirinë ekonomike;

1.7. Me vendosmërinë për të kontribuar në ndërtimin e shtetit të së drejtës, dhe një shoqërie demokratike që garanton liritë dhe të drejtat e njeriut, në një sistem politik demokratik, që garanton llogaridhënien dhe kufizimin e pushtetit, si dhe duke qenë të ndërgjegjshëm se aktualisht jemi në një moment ballafaqimi historik, mes demokracisë shqiptare të rrezikuar dhe totalitarizmit të shfaqur;

DEKLAROJMË:

ME PËRGJEGJËSI TË PLOTË PUBLIKE

NDËRMARRJEN E KËTIJ ZOTIMI:

1.“Grupimi i Banorëve tëzonës së Unazës së Re” shpreh vendosmërinë për të vijuar pandërprerje betejën për mbrojtjen e banesave dhe pronëssëtyreprivatengarreziku i prishjes pa dëmshpërblim.

2.Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar angazhohen të mbështesinprotestën e “Grupimit tëBanorëve tëzonës së Unazës së Re”,kupërfshihendhebanorët e prekur nga projekti i devijimittëLumit Lana,për mbrojtjen e banesave të tyre nga prishja kriminalenga projektet korruptive,pa u siguruar një shpërblim të drejtë dhe me vlerën e tregut sipas ligjit.

3.Brenda 2 muajve nga momenti kurPartia Demokratike e Shqipërisëdheopozita e bashkuar do të jetë shumicë politike qeverisëse, do tërishikojë projektin e zgjerimit të Unazës së RedhedevijimittëLumit Lana, sidhe, në përputhje me interesin publik, do të ndërmarrë çdo masë që është e nevojshme për të siguruar zhvillimin e zonës sipas interesit të komunitetit dhe dëmshpërblimin, sipas çmimit të tregut, të çdo prone private që preket nga projekti i rishikuar.

 

4.Në momentin kur Partia Demokratike e Shqipërisë dhe opozita e bashkuar do të jetë shumicë politike qeverisëse, banesat e ndërtuaranëzonën e Unazës së Re do të vlerësohen se përfaqësojnë një interes ekonomik substancial dhe se ky interes, të cilin autoritetet e kanë lejuar ta mbajnë për një periudhe të gjatë kohe, do të vlerësohet një “posedim” dhe “pronë” brenda kuptimit të nenit 1, të Protokollit nr.1 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

 

5.Brenda 6muajshngamomentikur Partia Demokratike e Shqipërisë dhe opozita e bashkuardo të jetë shumicë politike qeverisëse, do të përfundojë procesin e legalizimit të pronave private në zonë sipas ligjit dhe/ose do të pezullojë procedurën e legalizimit për pronat që preken nga projektet publike, duke u siguruar poseduesve të tyre të drejtën e shpërblimit paraprak sipas vlerës së tregut për pronat e tyre.

 

  1. Në momentin kur Partia Demokratike e Shqipërisë dhe opozita e bashkuardo të jetëshumicëpolitikeqeverisëse, do tëndërmarrë të gjitha masat e duhura ligjore për të garantuar vënien përpara përgjegjësisë penale dhe administrative të të gjithë vendimmarrësve publikë dhe subjekteveprivate për përfshirjen në aferën e prishjes së banesave të qytetarëve në Unazën e Re, pa u garantuar atyre një shpërblim të drejtë dhe në vlerën e tregut për pronat e tyre private, duke u ngarkuar atyre edhe detyrimin për kompensimin e çdo dëmi të shkaktuar.

 

PËR KËTË QËLLIM:

 

Palët nënshkruese janë mirëkuptuar për të punuar së bashku dhe të ftojnë të gjithë qytetarët për të kontribuar në përmbushjen e objektivave të përfshira në këtë zotim publik.

 

Palët nënshkruese angazhohen të informojnë dhe konsultohen me njëra-tjetrën, për mënyrën e përmbushjes në kohë të angazhimeve të përmendura në këtë Deklaratë. Banorët e Unazës së Re gëzojnë të drejtën të kërkojnë në çdo kohë informacion të plotë, si dhe përmbushjen e këtyre angazhimeve, duke ndjekur çdo mekanizëm dhe duke ndërmarrë çdo veprim që e vlerësojnë të nevojshëm për të garantuar realizimin e tyre.

 

Një kopje e nënshkruar e kësaj Deklarate [Kontrate] bëhet publike në faqen zyrtare të internetit tëPartisë Demokratike të Shqipërisë, si dhe i bëhet me dije opinionit publik, në format dhe mënyrat më të përshtatshme.

 

Publikimi i kësaj Deklarate konsiderohet edhe informim me mjetetëpërshtatshme i çdo subjekti privat që parashikon të përfshihet në veprime aktive apo të bashkëpunojë në shkatërrimin e banesave tëqytetarëve, pa ugarantuaratyreparaprakisht një shpërblim të drejtë dhe në vlerën e tregut. Çdo veprim i kryer nga tani e në vijim do të konsiderohet ligjërisht si i kryer në keqbesim.

 

Me garancinë për përmbushjen e plotë të saj, të shprehur nëpërmjet përmbajtjes dhe nënshkrimit publik të kësaj Deklarate:

 

 

PALËT E PËRFSHIRA NË KËTË ZOTIM PUBLIK:

 

 

Për Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe Opozitën e Bashkuar:

 

Kryetari

 

 

Lulzim BASHA

Për “Grupimin e Banorëve të zonës Unazës së Re”:

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular