BallinaKryesoreVIDEO/Basha: Rama kryekrimineli, është rrezik për çdo familje shqiptare

VIDEO/Basha: Rama kryekrimineli, është rrezik për çdo familje shqiptare

spot_img
spot_img

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar sërish ditën e sotme në lidhje me Edi Ramën dhe futjen e kriminelëve dhe të dënuarve nga ana e tij në politikë.

Në reagimin e shoqëruar edhe me video, Basha shkruan se Rama është kreu i tyre dhe se ai është rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare.

Për kreun e opozitës, Pjetri është kriminel i rangut të tretë, ndërsa Rama është koka.

Reagimi i plotë i kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Krahasuar me Edi Ramën, Valdrin Pjetri është një kriminel i rangut të tretë, një trafikant i dënuar droge që ka fshehur të kaluarën e tij.

Por është Edi Rama ai që futi në politikë dhe zyrat e shtetit dhe i bëri deputetë, kryebashkiakë e zyrtarë të lartë dhjetëra kriminelë me rekorde të tmerrshme kriminale, trafikantë, përdhunues e deri vrasës.

Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare!

Gjatë regjimit të tij, Shqipëria u kthye në parajsën e krimit të organizuar dhe të pastrimit të parave të pista nga trafiku i drogës dhe korrupsionit.

Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën.

#ShqipëriaSiEuropa #RamaIk

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular