Një shpërthim në Rusi, në një zonë ushtarake me çlirim të radioaktivitetit mund të jetë shkaktuar nga defekti i superarmës së re ruse. Por çfarë dihet për këtë raketë bërthamore, ndërkohë një mit në Rusi?
Për herë të parë presidenti rus, Vladimir Putin e përmendi superarmën e re ruse në fjalimin e kombit më 1 mars 2018. Ai tregoi një video animacioni, ku shihet një raketë e komandueshme, që fillimisht i shmanget sistemeve ajrore antiraketore në Atlantik dhe më pas vjen rrotull Kepit të Hornit dhe në fund shkatërron një objektiv në Havai. Televizioni rus i afërt me shtetin, Russia Today e prezantoi armën gjoja të re si tipi “9M730 Burevestnik”, një arsenal tërërisht i ri armësh në You Tube.
Fillimisht shtrohet pyetja: A janë pamjet e prezantuara nga Putini dhe Russia Today, pamje në stilin e një loje kompjuterike të tipit Science Fiction apo këto armë ekzistojnë vërtet?
Shenja për eksperimente me armë
Më 8. Gusht në Arhangelsk, në një territor ushtarak ndodhi një shpërthim i madh. Sipas autoritetit rus të energjisë, Rosatom 5 punonjës humbasin jetën në testimin që iu motorit të një rakete me lëndë djegëse të lëngshme. Tre punonjës të tjerë të Rosatom pësuan vetëm djegie.
Njoftimi i Rosatom ngre pyetjet, sepse nga njëra anë ai i referohet “izotopëve” dhe e shumica e izotopëve janë radioaktive, e jo një lëndë djegëse tipike për një raketë me karburant të tillë të lëngshëm. Edhe Greenpeace, bazuar në të dhënat e Ministrisë për Katastrofat në Moskë, raportoi, se pas shpërthimit, vlerat e radioaktivitetit në Severodovinsk ishin rritur 20 herë më shumë, shkruan agjencia Reuters. Edhe kjo është shenjë e çlirimit të lëndëve radioaktive aty.
Për shkak se raketat me lëndë djegëse të lëngshme nuk çlirojnë vetë radioaktivitet, të lind dyshimi, se raketat e testuara kanë qenë një kombinim i një motori konvencional me atë atomar.
Vërtet që Vladimir Putini u betua, se raketat e reja janë testuar me sukses që në vitin 2017, por prova për këtë sukses nuk ka. Televizioni amerikan, CNBC raportoi në mars 2019, bazuar në të dhënat e shërbimeve sekrete, se kjo raketë është testuar që në shkurt 2018 pesë herë dhe është rrëzuar çdo herë. Kjo raketë nuk ka udhëtuar kurrë më shumë se 22 milje.
Konvencionale apo atomare?
Nëse kjo raketë ekziston, atëherë ajo do të ishte e para raketë ndërkontinentale e botës – Interkontinentale Cruise Missile. Nga ana strategjike, ajo është më superiore kundrejt raketave balistike ndërkontinentale, ICBM, drejtimi i të cilave nuk lëviz më pas startimit, dhe që teorikisht mund të shkatërrohen nga sistemet e mbrojtjes ajrore.
Praktikisht ICBM-t që nga vitet 80-të janë gati të pamunduara të ndalen, sepse shpejtësia e tyre është shumë e lartë. Raketat amerikane dhe ruse janë po ashtu të pajisura me shumë predha, të tilla që forca e tyre në rast goditjeje e kalon nga ana numerike sistemin ajror të mbrojtjes.
Si mundet të funksionojnë në këtë rast mekanizmat atomarë? Pasi një raketë me sistem atomar për të vënë në lëvizje pjesët e tjera nuk përdor energjinë që përftohet nga djegia, por nxehtësinë, që çlirohet nga fizioni bërthamor. Që me fundin e Luftës së Dytë Botërore studiuesit në SHBA e në Bashkimin Sovjetik filluan të vrasin mendjen për mekanizma të tillë atomarë për raketat e aeroplanmbajtëse, por pa sukses. Avionë të tillë fluturuan, por asnjëherë duke përdorur energjinë atomare, por atë konvencionale.
Çlirimi i radioaktivitetit duhet të jetë një nga rreziqet më të mëdha të raketave me sisteme të tilla. Vërtet që nuk bëhet fjalë këtu për të mbrojtur ekuipazhin, por sepse kemi të bëjmë me një reaksion zinxhir atomar, që prodhon aq nxehtësi, sa t’i japë super shpejtësi raketës, e një rrëzim i saj mund të ketë pasoja fatale lokale. Incidenti në Arhangelsk mund të jetë pra një edhe një indikator, se çfarë rreziqesh dalin nga kjo teknologji ushtarake edhe në kohë paqeje. DW