BallinaKryesorePse hesht Kodheli per trafikantin Pjetri!!??

Pse hesht Kodheli per trafikantin Pjetri!!??

spot_img
spot_img

Nga Flamur Vezaj

Valdrin Pjetri iku ashtu sic iken bashke partiaket e tij kriminela Roshi, Ndoka, Frroku, etj me bisht nder shale! Por iku vetem pas publikimit te fakteve te denimit te tij per shperndarje e trafik droge ne Itali! Shume persona kane fol per emrin e tij keto dite, si nga te majtet ashtu edhe nga te djathte, por vetem nje person qe e ka promovuar e mbeshtetur me shume se te gjithe te tjeret te denuarin Pjetri ne karrieren e tij ne administraten shteterore ende nuk ka mbajtur asnje qendrimin per te. Behet fjale per Ish-ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli e cila ne 2013 e emeroi Valdrin Pjetrin ne pozicionin me te rendesishem ne Ministrine e Mbrojtjes, ne detyren e Drejtorit te Pronave te Ushtrise. Ky emerim erdhi pasi Pjetri i kishte bere fushaten e vitit 2013 Kodhelit e kriminelit tjeter Arben Ndoka! E per kete fakt Kodheli e shperbleje me kete detyre qe shume kush e kishte zili dhe per me teper, pronat ishin nje nga ceshtjet per te cilat PS-ja ne opozite e kishte akuzuar me se shumeti Arben Imamin. Do te ishte pikerisht Valdrin Pjetri, i besuari i Mimit qe do te ndermerrte aksione te rendesishme qe lidheshin me pronat e ushtrise, ku mes te tjerave bie ne sy edhe “privatizimi” i BunkArt-it! Pjetri do ta shoqeronte serish ne Lezhe Kodhelin ne fushaten per pushtetin vendor ne 2015, e kesaj radhe pas zgjedhjeve duke u shperblyer me ngritjen ne detyre nga drejtor pronash te ushtrise ne Drejtor te Pergjithshem te Sherbimeve Mbeshtetese, duke mbajtur ne varesi edhe pronat e Forcave te Armatosura. Ne vitin 2019 Kodhelin e nisin ne Kukes. Ndersa Pjetri e shoqeron serish ate dhe ne kete gare elektorale. Nuk dihet nese katapultimi i Pjetrit tek hipoteka e Tiranes fillimisht ka qene mbeshtetja dhe promovimi qe Mimi i ka bere, por dicka eshte e sigurte. Ish-shefja e fikjes se radareve te Ushtrise per trafikantet e droges, duhet te flase ne lidhje me kete ceshtjen. A e njihte ajo te shkuaren e erret te Valdrin Pjetrrit? Nese po, si ka mundesi qe e ka emeruar ate ne pozicione te rendesishme strategjike ne Ministrine e Mbrojtjes ku Shqiperia eshte nje vend anetar i NATO-s, nderkohe qe pronat e ushtrise administrohen per 4 vjet nga nje i denuar per trafik droge!! A ka pasur kontakt me informacion te klasifikuar NATO gjate punes se tij ne krah te Kodhelit?! Por ashtu si ne rastin rastin e traut te Rruges se Kombit e zgjedhjeve ne PS-se ne Kukes etj etj znj.Kodheli zgjedh te hesht!? A nuk do ishte e drejte, te pakten moralisht te mbante dhe ajo qendrimin e shefit te saj i cili e vlereson kriminelit Pjetri si djal te afte dhe te pergatitur qe ka bere nje gabim ne rinine e tij?? #Mimi_mos_rri_si_struci_po_dil_e_duku# P.S. Per ta kuptuar se sa politike eshte PPP-ja Marku shikoni kur nisi verifikimin e Pjetrit, vetem pas doreheqjes!!!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular