BallinaAktualitetVIDEO/Film 'horror': 3 km mes frikës e gjakut, pronari i lokalit mbi...

VIDEO/Film ‘horror’: 3 km mes frikës e gjakut, pronari i lokalit mbi makinën në ecje të turistëve spanjollë

spot_img
spot_img

Dalin pamjet e tmerrshme të sulmit ndaj turistëve spanjollë në Porto Palermo nga pronari i një lokali, Mihal Kokëdhima. Pamjet nuk kanë nevojë për koment.

Dje, Policia e Sarandës i ka vënë prangat pronarit të një lokali në Porto Palermo, Mihal Kokëdhimës, 51 vjeç, i cili pushtoi mediat ditën e djeshme. Kokëdhima akuzohet tani për ‘kanosje’, “dëmtime të tjera me dashje’ dhe ‘shkatërrim prone’.

Kokëdhima, me një agresivitet të parë, sulmoi një grup turistësh spanjollë që kishin shkuar në lokalin e tij dhe në fund fare, u shkatërroi edhe furgonin me të cilin ata udhëtonin. Ai hipi mbi kofano dhe u godiste me grushta xhamin e përparmë për gati 3 km, skenë kjo që u filmua nga turistët e tmerruar. Videoja tani është në duart e Policisë dhe skena paraqitet sa qesharake, e pabesueshme, aq dhe tronditëse.

Turistëve nuk u kishte pëlqyer shërbimi në lokalin e tij, ndaj Kokëdhima që s’e ka duruar t’i kthenin shpinën, u është vërsulur atyre në një akt të paprecedentë.

Policia e Sarandës njoftoi se në bashkëpunim me Policinë e Himarës, pas hetimeve të kryera mbi konfliktin e djeshëm në një lokal në Himarë, e kanë arrestuar 51-vjeçarin.

Kokëdhima, për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë një grup turistësh spanjollë dhe më pas ka dëmtuar mjetin e transportit privat të tyre. Ai është konfliktuar fizikisht me ta duke u shkaktuar dëme në trup, por më shumë është dëmtuar shtetasia spanjolle K.R.

Klosi, me lule, tek turistët që i rrahën në Himarë: Nuk është në traditën shqiptare të mikpritjes …

Këta janë turistët spanjollë, që përjetuan momente tmerri dje në një lokal në Porto Palermo, ku nuk u shërbyen si duhet. Midis tyre, edhe fëmijë. Pronari i lokalit, tepër agresiv, iu vërsul atyre me fyerje dhe duke i sulmuar e si të mos mjaftonte, hipi deri edhe mbi kofanon e furgonit të tyre, në lëvizje, duke goditur xhamin e përparmë derisa e theu.

Mëngjesin e sotëm, tek ata ka trokitur Blendi Klodi, ministri i Turizmit, me një tufë lule në dorë për t’u kërkuar ndjesë për atë sjellje që shokoi mbarë shqiptarët më shumë se të huajt.

Klosi, krahas fotove të publikuara sot, ka lënë mesazh në Fb: “Në mëngjes, me familjen e pushuesve nga Spanja, që dje përjetuan një eksperiencë konflikti në Himarë, që nuk është as në traditën shqiptare të mikpritjes dhe as në kulturën tonë për trajtimin e miqve.

Por siç e tha edhe përfaqësuesi i familjes Galdon, një njeri i vetëm nuk përfaqëson Shqipërinë, sikundër vlerësoi reagimin e menjëhershëm të autoriteteve dhe interesimin e drejtëpërdrejtë të qeverisë.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular