BallinaKronikeVIDEO/ “Na vrau, o ç’na gjeti ne ore”, ja si u dhunuan...

VIDEO/ “Na vrau, o ç’na gjeti ne ore”, ja si u dhunuan turistët spanjollë nga pronari i lokalit në Porto Palermo.

spot_img
spot_img

Dalin pamjet se si u dhunuan turistet spanjolle ne Porto Palermo, kur pronari i lokalit ne te cilin refuzuan peshkun, i ndoqi, i hipi mbi makine, teksa ajo ishte ne ecje e siper dhe theu xhamin.  Ulerima, britma, frike dhe gjak jane vetem nje pjese e pamjeve qe mund te shihni ne kete video te postuar nga “Panorama”.

Nderkohe qe personi me bluze te kalter, identifikuar si Mihal Kokedhima me pas i arrestuar nga policia, eshte i ngjitur mbi kofanon e makines, thyen xhamin dhe tenton te fuse doren brenda.

Nga brenda makines ka ulerima e britma, pa munguar edhe sharjet banale.

Mihal Kokëdhima: Mbaje, mbaje, mbaje se do hidhem unë po mbaje – o ç’vdiqa, mbaje këtu të thashe se do vdes këtu.

Shqiptarët në furgon: Zbrit nga makina tani, zbrit poshtë.

Po na ndjekin nga mbrapa të tjerët. Nuk do ndaloj fare, do shkoj në polici direkt.

O cna gjeti ne ore, cna gjeti, filmo ore, filmo.

Merrni policinë, Hajdeni se na vrau, do vijë këtu policia, në Sarandë do vemi. Shkoni në polici kështu.

1

Arrestimi i pronarit, cfare tha policia

Një ditë pas konfliktit të ndodhur në Porto Palermo, të Bashkisë së Himarës, ku u dhunuan një grup turistësh spanjollë, Policia arreston autorin, pronarin e lokalit. Burime zyrtare të Policisë thanë dje se në lidhje me konfliktin me turistët spanjollë, është arrestuar në flagrancë shtetasi Mihal Kokëdhima, 51 vjeç, banues në Sarandë.

Policia e Sarandës në bashkëpunim me Policinë e Himarës, pas hetimeve të kryera në lidhje me konfliktin e dy ditëve më parë në një lokal të Himarës, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 51-vjeçarit pasi ditën enjte, në lokalin e tij Bar-Restorant në Porto Palermo të Himarës, ka kanosur me fjalë një grup turistësh spanjollë për motive të dobëta.

Më pas ka dëmtuar mjetin e transportit privat të tyre dhe është konfliktuar fizikisht me ta duke u shkaktuar dëme në trup, më shumë është dëmtuar shtetasja spanjolle me inicialet K. R. Policia tha se i arrestuari akuzohet për veprat penale “Kanosje”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrim të pronës”. “Ditën e djeshme (të enjten), në lokalin e tij Bar-Restorant në Porto Palermo të Himarës, shtetasi M. K., për motive të dobëta ka kanosur me fjalë një grup turistësh spanjollë dhe më pas ka dëmtuar mjetin e transportit privat të tyre dhe është konfliktuar fizikisht me ta, duke u shkaktuar dëme në trup, më shumë është dëmtuar shtetasja spanjolle K. R. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale ‘Kanosja’, ‘Dëmtime të tjera me dashje’, ‘Shkatërrimi i pronës’”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit.

Mësohet se fillimisht turistët kanë hyrë në ambientet e këtij lokali, por nuk e kanë pëlqyer shërbimin e ofruar dhe më pas janë ngritur për t’u larguar. Ky moment ka bërë që pronarët e lokalit të ndjekin nga pas turistët, ndërsa kanë goditur fizikisht drejtuesin e mjetit së bashku me 5 turistët spanjollë. Incidenti nisi pasi turistët u larguan nga restoranti. Kjo situatë nervozoi pronarin, Kokëdhima, i cili iu vu pas furgonit të turistëve dhe e ka goditur atë me grushte, duke dëmtuar xhamin e përparmë. Turistët kanë arritur që të largohen dhe janë ndihmuar nga një furgon i FNSH-së aty pranë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular