Dy Komisariatie te Tiranës kanë bashkëpunuar për të kryer një operacion policor të koduar si “Maskimi” për të arrestuar një grabitës dyqanesh, që i kërcënonte me armë shitësit. Siç shihet nga pamjet, i riu e nxirrte me qetësi armën dhe ua drejtonte në bark shitëseve, teksa priste t’i dorëzonin paratë e arkës.
Nga pamjet e kamerave të sigurisë u provua se ai, nën kërcënimin e një pistolete kishte kryer disa vjedhje si një market në rrugën “Naim Frashëri”, një pike rimbushje telefonike në rrugën e Durrësit, si dhe dyshohet edhe në një pikë dhënie kredie në zonën e Zogut të Zi.
Në momentin e arrestimit, gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e proves materiale, një armë zjarri pistoletë me të cilën dyshohet të ketë kryer vjedhjet si dhe rrobat që kishte përdorur në realizimet e vjedhjeve bashkë me kapelet.
Vijon puna hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera kriminale ku ky shtetas mund të jetë i implikuar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja me armë”.