BallinaAktualitetZëdhënësi i Presidentit: Zgjedhjet në Shkodër vetëm më 13 tetor

Zëdhënësi i Presidentit: Zgjedhjet në Shkodër vetëm më 13 tetor

spot_img
spot_img

Presidenti i Republikës, Ilir Meta nuk do të dekretojë një datë për zgjedhje të parakohshme në Shkodër pasi Valdrin Pjetri hoqi dorë nga marrja e mandatit të kryebashkiakut.

I pyetur nga Top Channel, zëdhënësi Presidencës, Tedi Blushi u shpreh se: “Zgjedhjet vendore janë më 13 tetor për të gjithë Shqipërinë, përfshirë edhe Shkodrën. Këto janë të vetmet zgjedhje të ligjshme vendore përpara nesh”.

Presidenti Meta nuk e njeh procesin e dorëheqjes së Pjetrit për shkak se ai doli kryebashkiak në votimet lokale të 30 qershorit, të cilat u shfuqizuan me dekret dhe s’mund të caktojë datë të re për zgjedhje të parakohshme në Shkodër.

Valdrin Pjetri u tërhoq nga marrja e mandatit të kryebashkiakut pas publikimit të dokumentave nga opozita, në të cilat rezultonte i dënuar në Itali në vitin 2003 për shpërndarje droge.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular