Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka publikuar ditën e sotme një foto me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha. Haradinaj tregon edhe bisedën me ish-kryeministrin Berisha për ndërtimin e Rrugës së Kombit.
‘Kurrë nuk e la pa e ndërtu autostradën e Dukagjinit. Kur pat ardhë Sali Berisha në Kosovë para disa vjetëve, më pat thanë:
‘S’kam me lanë gur pa lëvizë, nëse është nevoja dhe kurrë nuk e la pa e ndërtu Rrugën e Kombit’! Edhe unë po ju them Dukagjin, Kurrë nuk e la pa e ndërtu Autostradën e Dukagjinit!
RH’, shkruan Ramush Haradinaj në Facebook.