BallinaKronikeSulmoi turistët spanjollë/Gjykata e Vlorësi jep "Arrest me burg", Mihal Kokëdhima...

Sulmoi turistët spanjollë/Gjykata e Vlorësi jep “Arrest me burg”, Mihal Kokëdhima habit me deklaratën në gjyq

spot_img
spot_img

Gjykata ka vendosur masën arrest me burg për Mihal Kokëdhimën, pronari i lokalit në Porto Palermo ku ndodhi incidenti i rëndë më turistët spanjoll. Ndaj 55 vjeçarit Kokdhima, rëndojnë akuzat për kanosje, shkatërrim i pronës, dhe dëmtime me dashje. Këto tre akuza i janë komunikuar nga prokurori Saimir Smaka përpara gjykatëses Esmeralda Habilaj.

Mihal Kokdhima është arrestuar nga policia dy ditë më parë, pas ngjarjes së rëndë dhe të paprecendentë me një grup turistësh spanjoll të cilët drekuan në restorantin e tij. Të gjithë turistët kanë dhënë përpara policisë së Sarandës dëshmitë e tyre për incidentin.

Po ashtu ata i kanë dorëzuar oficerëve të policisë gjyqësore, një video disa minutëshe ku është filmuar Mihal Kokdhima mbi kofanon e makinës së tyre. Janë këto pamje të cilat e kanë ndihmuar policinë të kenë në dorë një provë të fortë për veprimet e dhunshme të Mihal Kokëdhimës.

Ndërkohë nga hetimet paraprake rezulton se ky restorant në Porto Palermo, rezulton të jetë pa leje. Sakaq pavarësisht tentativës së Bashkisë së Himarës për ta shembur në vitin 2012 si objekt pa leje nga autoritetet, biznesi vijon të ushtrojë aktivitetin për vite me radhë mbi pronë publike, teksa aktualisht ndodhet në proces legalizimi.

Rrefimi

Mihal Kokëdhima nuk ka pranuar t’i ketë sulmuar turistët spanjollë. Ai ka deklaruar në seancën gjyqësore për masë sigurie, se vetëm donte t’i ndalonte ata, por është ndjerë i rrezikuar pasi ata kanë dashur ta shtypin, dhe për këtë arsye, sipas 51-vjeçarit ai është detyruar të hidhet mbi furgon.

“Nuk kam bërë asnjë gjë t’i sulmoja ata. U mundova t’i ndaloja. Ata nisën makinën dhe desh më shtypën. Ju luta gjithë rrugës të ndalonin, por ata nuk ndaluan. Kur ndaluan zbrita nga makina dhe shkova vetë lajmërova policinë dhe shkova në polici.

Më morën zvarrë me makinë. Ç’është kjo punë, nuk kam prekur njeri me dorë. Ku janë faktet që i preka me dorë? Më rrëzuan në Qeparo nga makina. Si ka mundësi, unë nuk e theva xhamin për t’i dëmtuar, por për tu mbajtur. Unë u mora targën, telefonova policinë. Ata futën marshin të më shtypnin dhe unë u hodha në kroskot. Kam dy fëmijë në shkollë në Gjermani. Ne vetëm dy muaj punojmë. Më lini të punoj”, – tha Kokëdhima teksa u dakordësua me kërkesën e avokatit për tu hetuar në liri me garanci pasurore.

Por në video  Mihal Kokëdhima shfaqet mbi kofanon e furgonit në ecje, nga Porto Palermo deri në Qeparo ku gjithë kohës qëllon me grushte xhamin e përparmë të cilin e theu. Janë shoferi dhe pasagjeri shqiptar që dëgjohen gjatë gjithë kohës t’i kërkojnë Kokëdhimë të zbresë, por ai nuk ka zbritur edhe pse makina u ndal dy herë për t’i dhënë mundësi atij të iki. Vetëm në fund, 51-vjeçari vërtet u kërkon turistëve dhe shqiptarëve që ishin në makinë që ta ndalin furgonin kur situata për të bëhet e vështirë, por edhe kur zbret nga kofano në ndalesën e tretë të makinës, ai tenton të hapë derën e shoferit dhe teksa furgoni largohet me shpejtësi, ai godet sërish me grushte automjetin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular