BallinaAktualitetBabai shqiptar pranon vrasjen e vajzës së tij studente

Babai shqiptar pranon vrasjen e vajzës së tij studente

spot_img

Studentja shqiptare, Sabrina Lekaj, u gjet e therur me thikë në makinën e babait të saj, ne sedilien e pasagjerit brenda nje ‘Mercedezi’ luksoz, ku në krahun e shoferit ndodhej po ashtu i plagosur babai i saj, Petrit Lekaj, ngjarje kjo e ndodhur në muajin korrik të këtij viti në qytetin Adelaide në Australi, vetëm pak metra larg banesës së familjes Lekaj.

Në seancën e së henës, babai i viktimës, ka pranuar se është ai autori i vrasjes së bijës së tij.

49 vjeçari ndodhet aktualisht në një qendër të rehabilitimit të shëndetit mendor

Petrit Lekaj pritet të dalë sërish para gjykatës më 25 Nëntor, pasi prokurorët kërkuan një shtyrje 12-javore për shkak të hetimeve.

Sabrina Lekaj studionte për mjekësi.

Ajo u godit nga babai saj pas një natë të kaluar jashtë me shoqërinë.

Shoqja e saj e ngushtë, Kat Valstar, u shpreh për mediat se Sabrina ishte e shqetësuar se do të debatonte me të atin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular