BallinaAktualitetDemalia: Shqiptarët do ta bëjnë shtetin vetë

Demalia: Shqiptarët do ta bëjnë shtetin vetë

spot_img
spot_img

Analisti Ilir Demalia në një intervistën për RTV Ora është shprehu se shqiptarët nuk duhet të presin më nga të huajt por duhet ta bëjnë Shqipërinë vetë.

Ai tha se është e kotë të pritet nga OSBE për zgjidhjen e krizës politike nëse nuk ndërgjegjësohet vetë shoqëria shqiptare.

Ilir Demalia: “Shqiptarët do ta bëjnë shtetin vetë. Nëse ne do të varemi nga OSBE, Evropa ka 100 mijë probleme sot vetë. Mos të mendojnë shqiptarët se Trump dosjen e parë që hap në mëngjes, e hap për Shqipërinë. Jo.

Duhet të jemi më realistë. Pra do ta bëjnë vetë shqiptarët. Nëse nuk ndërgjegjësohet vetë shoqëria shqiptare, që është në një gjendje për të mos thënë e pashpresë por gjendje tepër e vakët, nëse nuk del një elitë të kapë fatet e vendit është e kotë që të presim nga OSBE. Ose shqiptarët të dorëzohen dhe ta bëjnë Shqipërinë protektorat. 

Ne për çdo gjë themi të huajt dhe kjo tregon se kemi paaftësi shtetërore, politike dhe morale. Kështu që le të na marrin të huajt, të na marri një shtet kushdo, Evropa e bashkuar, SHBA do të jetë shumë më mirë të na bëjnë protektorat, të sjellin administratën e tyre dhe të vendoset drejtësia e të fillojë funksionimi i shtetit.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular