Pas protestës së Partisë Demokratike në Shkodër teksa bëhej konstituimi i Këshillit Bashkiak, mësohet se është shoqëruar kreu i FRPD Shkodër, Arvit Bushati.
Pas ndalimit të kreut të FRPD, ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia, ka shkuar në komisariat dhe ka debatuar me policinë.
Ai e konsideron ndalimin e Arvit Bushatit si të paligjshëm, pa shkak, pasi policët nuk kishin shenja të dallueshme dhune, të mbetura nga tensionet dhe përleshja me protestuesit demokratë.