Nga Belind Këlliçi
Mesazh i qartë dhe i fortë nga Kancelarja Angela Merkel se Europa do të jetë me të vërtetë e bashkuar, atëherë kur të integrohet dhe Ballkani Perëndimor. Por që të integrohemi dhe hapim negociatat me BE, duhet me të vërtetë ta meritojmë dhe të tregojmë se politika punon në interes të qytetarit dhe jo për të vjedhur qytetarin dhe pasurinë publike.
Pyetja që shtrohet është: Përpos vullnetit të palëkundur të Gjermanisë dhe personalisht Kancelares Merkel që ne të integrohemi në BE, a mendon sot shumica e qytetareve shqiptarë se me Edi Ramën dhe këtë qeverisje, me votime moniste, me blerje votash dhe me PPP korruptive, ne mund t’ia dalim të bëhemi pjesë e familjes së madhe të BE?!!!