Është konstituuar sot Këshilli Bashkiak i Shkodrës mes përplasjeve të ashpra të protestuesve opozitarë dhe policisë.
Në videon e mëposhtme shihet momenti kur në Bashkinë e Shkodrës mbërrijnë deputeti Tom Doshi dhe këshilltarët socialistë.
Siç mund ta shihni dhe në video, deputeti Doshi dhe këshilltarët e PS janë goditur nga protestuesit me shishe uji, teksa kanë kaluar mes turmës së qytetarëve shkodranë dhe policisë për të hyrë në ambientet e bashkisë.
Opozita kundërshtoi me forcë konstituimin e Këshillit Bashkiak të dalë nga votimet e 30 qershorit, duke e quajtur atë të jashtëligjshëm dhe që nuk përfaqëson qytetarët e Shkodrës.