Policia e Shtetit ka arrestuar sot shtetasin, Agron Selmani, vetëm pak sekonda pasi ky i fundit doli nga Ambasada Amerikane.
Ndalimi i tij u bë pas njoftimit nga Shërbimi Diplomatik i Sigurisë DSS, që zbuloi se personi që kishte fituar lotarinë amerikane, kishte falsifikuar diplomën, që cilësohet si krim i rëndë në SHBA.
41 vjeçari kishte paraqitur në ambasadë një deftesë sikur ishte diplomuar në shkollën ‘Jordan Misja’ në Shkodër gjë që nuk rezultoi e vërtetë.
DSS që bën verifikime për çdo person që aplikon për vizë në SHBA, ka konstatuar se Selmani se nuk kishte qenë asnjëherë i regjistruar në shkollën në fjalë.
Agron Selmani tashmë do të akuzohet për falsifikim dokumentash dhe mashtrim me vizat.
Vetëm pak ditë më parë një tjetër person u ndalua nga Policia pasi paraqiti në Ambasadën Amerikane një dëftesë false.