Edi Rama përbën rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje. Ai dhe krimi i organizuar janë të pandashëm. Kështu shprehet në një reagim të tijin në Facebook, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Sipas liderit të opozitës, për të shpëtuar vendin nga kriminelët me pushtet, duhet të largojmë Edi Ramën.
Postimi i plotë i Lulzim Bashës:
Edi Rama kandidon kriminelë dhe e përdor krimin për të vjedhur zgjedhjet, sepse bashkë me krimin pasurohet duke vjedhur shqiptarët dhe pastruar paratë e krimit.
Hajduti Psiqik përbën rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje. Ai dhe krimi i organizuar janë të pandashëm. Që të shpëtojmë Shqipërinë nga kriminelët me pushtet, duhet të largojmë Edi Ramën. #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk
Një vit më parë Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar propozuan ligjin për vetingun e politikanëve. Edi Rama dhe Organizata e Rilindjes votoi kundër këtij ligji.
Ja 5 arsyet pse Edi Rama nuk e do vetingun e politikanëve.